Page 63 - Demo
P. 63


                                    saj, kryefjala krijon lidhjen e varësisë me kallëzuesin, duke e konkretizuar imazhin, plotësuar atë dhe duke vënë në lëvizje edhe shenja të ndërmjetme si përcaktorë e rrethanorë, por në rrafshe kuptimore shumë të larta, krahasuar me kuptimin e tyre të parë. Atëherë krijohet imazhi i një pranvere plot zhurma jete, me një bukuri marramendëse, që do t’i shkonte për shtat violina e Antonio Vivaldit. Grupi i dytë i foljeve harlisej, bleronin, ngacmon shqisën e të parit. Nëse bëjmë një kërkim për shtresat kuptimore që përcjell kjo folje në shqipe e gjejmë, atë sipas konteksteve, me këto ngarkesa shprehësie: 1. E bëj të marrë fuqi e të zhvillohet shumë, e bëj të rritet e të shtrihet tej mase, na vjen kuptimi – është harlisur trupi i vajzës; 2. Merr fuqi e zhvillohet shumë, rritet e shtrihet tej mase, harliset – e gjejmë në përshkrime të natyrës; 3. E harboj, e azdis (edhe keq.), – semantikisht përcjell një gjendje erotike të ekzaltuar. Në kontekstin kutelian, harlisja sjell një imazh ku bashkohen të gjitha, një natyrë që po buit, që të ekzalton dhe të jep paqe njëkohësisht, por mbi të gjitha një natyrë në lëvizje të brendshme. Folja bleronin, e përdorur gjerësisht në prozën poetike të Kutelit, kalon herë nga natyra e herë nga vajza, duke shenjuar në të dyja rastet të njëjtin kumt, një bukuri në rritje, në lulëzim, një ndjesi tërheqëse dhe tunduese. Këto dy folje përcjellin dinamikë lëvizjeje gazmore, sepse një bar që harliset është një bar që po rritet; një bar që lëviz nga një fuqi e brendshme dhe jo nga era; një dru që bleron është një dru ku jeta të grish, të fton, ku ti gjen një motiv për të ndaluar e shijuar. Në grupin e tretë janë ngjyrat: zbardhte, skuqej, zverdhte. Nëse do të përpiqeshim të paraqitnim në formë grafike kuptimin e foljeve, ku boshti numerik të tregonte horizontalisht kuptimin sipas procesit natyror, dhe ai vertikali kuptimin sipas pragmatikës1, atëherë do të përftonim një vijë të lakuar: skuqejzbardhte zverdhteKjo është në kuptimin e parë të termave, por për ta zhvendosur domethënien, gjymtyrët homogjene e shpërndajnë kumtin e tyre në hapësirë të përcaktuar (rrethanori i vendit, aty-këtu dhe kryefjala ndonjë pemë e ngarkuar me lule). Aty-këtu zbardhte, skuqte a zverdhte ndonjë pemë e ngarkuar me lule, duke e risjellë ngjyrën në lëvizje jete. Diku lind një lule (zbardh), diku gufmon (skuq), e diku tjetër vyshket (zverdh).Ndërtoni nga tri fjali ku foljet harlis dhe bleron të përdoren në disa kuptime. Imazhet që vijnë nga fjalitë tuaja, a përkojnë me imazhet që përcjellin këto folje në përdorimet e Kutelit? 1Pragmatikë quhet shkenca që merret me studimin e thënies dhe situatës thëniesore, në kontekste thëniesore. Dëgjoni tekstin nën melodinë “Pranvera (Primavera)” të Vivaldit. A marrin tjetër ngarkesë kuptimore fjalët? Përshkruani ndjesitë tuaja ndërsa lexoni Kutelin, tani që kaluat përmes analizës së tekstit.Gjuhë 61
                                
   57   58   59   60   61   62   63   64   65   66   67