Page 65 - Demo
P. 65


                                    Gramos, kishte qenë mjekuar ca kohë në Gjirokastër. Ai pohoi fjalët e mia dhe bile shtoi se për të ishte një nga kujtimet më të paharruara kontakti i tij i parë me Gjirokastrën. Kishim vite në male, tha ai, dhe mendoni se për herë të parë pas një kohekaq të gjatë, na doli përpara një qytet që u ngjante përrallave. Në qoftë se është kështu, si është e mundur që ti s’ke shkruar asgjë për këtë qytet, tha një letonez. Nuk u kuptua mirë se kujt iu drejtua kjo pyetje, grekut apo mua, por, për çudinë time, greku tha: “Ku e di ti që nuk kam shkruar?” Hm, ia bëra unë me vete. Greku paska shkruar për të, kurse mua as më ka rënë ndër mend një gjë e tillë.Ismail Kadare, “Kronikë në gur”6. Pasi keni lexuar pjesën, kuptoni që një element shumë i rëndësishëm i saj është rrëfimi. Vini re hyrjen: “Kjo ndodhi një pasdite dimri.” Ky ndërtim sintaksor ngjason me strukturën hyrëse të përrallës. Cila pjesë e fjalisë e përcjell këtë ndjesi: përdorimi i përemrit si kryefjalë;loja me foljen ndodhi, e cila të kujton emrin ndodhi;rrethanori i shprehur me grup emëror një pasdite dimri;të gjitha bashkë.  Argumentoni përgjigjen tuaj. 7. Në fjalinë “Po flitej për qytete të jashtëzakonshme, të zbukuruara nga malli i ndarjes, për qytete me diell apo hënë të çuditshme, me blerime, me liqene dhe ura që ngriheshin natën si fantazma.”,analizoni metaforat, duke shpjeguar shumëkuptimësinë që marrin emrat dhe mbiemrat. Jepni mendimin tuaj se përse janë përdorur në rend të njëpasnjëshëm ato. Krijoni lidhjen me strukturën e hyrjes së rrëfimit. 8. Fjalia “Kur më erdhi radha mua, unë thashë se, sado që t’u dukej e pabesueshme, unë isha nga një qytet vërtet i çuditshëm, ku, po të ishe i pirë dhe të rrëzoheshe në rrugë, në vend që të bije në hendek, mund të bije mbi çatinë e një shtëpie tjetër” përshkruan në mënyrë metaforike arkitekturën e qytetit të Gjirokastrës. Në guidën turistike më lart, identifikoni paragrafin që përshkruan gjithashtu arkitekturën e qytetit. Krahasoni dy fragmentet duke u mbështetur:në ndërtimin sintaksor të fjalive (rendi i gjymtyrëve në funksion të shprehësisë);në fjalorin e përdorur (objektiv, subjektiv);në përdorimet e kohëve dhe mënyrave të foljeve. 9. Rrëfyesi luan me kuptimin e dy fjalëve gënjeshtar dhe fantazist. Analizoni:lidhjen kuptimore mes dy fjalëve; lidhjen e kuptimit me kontekstin. Po ju si do ta emërtonit rrëfimin?10. Teksti karakterizohet nga ndërthurja e dy ligjëratave: e drejtë dhe e zhdrejtë. Identifikojini ato dhe argumentoni:a) dialogun e brendshëm që shfaqet në këtë integrim ligjëratash. Rrëfyesi i flet vetes apo lexuesit? Analizoni nëntekstin që sjell pyetja retorike;b) integrimin e ligjëratave me strukturën hyrëse të rrëfimit.Gjuhë 63
                                
   59   60   61   62   63   64   65   66   67   68   69