Page 66 - Demo
P. 66
Sfida e të shkruarit11. Lexoni fjalinë-paragraf: Me vlerësimin që i bënte qytetërimit të ri evropian, si një shkallë më e përparuar e zhvillimit shoqëror në krahasim me qytetërimin osman të lidhur me sistemin feudal, që mbizotëronte nëPerandorinë Osmane, Sami Frashëri mbronte një të vërtetë tjetër historike, nga e cila dilte vetvetiu përfundimi se Perandoria Osmane, që ngrihej mbi themelet e sistemit feudal, duhej të shembej dhe mbi gërmadhat e saj duhej të ndërtohej një shoqëri e re në një Shqipëri të pavarur dhe në njëTurqi të re.Argumentoni me shkrim pse është tekst joletrar. Mbani parasysh në këtë argumentim: identifikimin e fjalorit;llojet e fjalive;llojin e marrësit;rendin sintaksor të fjalive, rendin morfologjik dhe atë leksikor. 12. Lexoni tekstin letrar dhe analizojeni me shkrim sipas modelit që trajtuat në mësim. Mbani parasysh në analizë:ndjesitë që përcjell teksti; lidhjen e ndjesive me sintaksën e fjalisë; lidhjen e ndjesive me format morfologjike të fjalëve; fushat semantike leksikore. LiqeniFlas me ty,ti hesht e luan me valë.Ti s’je më syriim as loti i saj.Flas me ty,ti shikon pulëbardhat.Për Shën-Nauminpaske zemër t’gjerë.Flas me ty,ti kotesh mrekullie.Më vjen të zbres në fund t’fundit,të vdes i gjelbër me alat. Azem Shkreli64 Gjuhë

