Page 67 - Demo
P. 67


                                    Karakteristikat e shfaqjes së letërsisë moderneNë letërsinë shqipe, shfaqja e interesimit për mjetet e shprehjes dhe për formën e shkrimit të tekstit letrar është e lidhur ngushtë me periudhën e modernitetit. Kjo periudhë, siç dihet, shoqërohet me problematika të reja, të cilat lindën nga:Letërsi LETËRSIA MODERNE SHQIPEeksplorimi i jetës sociale dhe botës së brendshme të individit;hulumtimi i ndjenjave, emocioneve dhe përvojave njerëzore; depërtimi në psikikën e trazuar të njeriut të kohës, brenda të cilit përplasen kultura e trashëguar dhe ajo e kultivuar; përballja e individit me trysninë e botës urbane etj. Të gjitha këto problematika sugjeronin lëvrimin e temave të reja, të cilat duhet të dilnin nga trajektorja e frymës patriotike e misionare, nga gjuha retorike dhe nga forma e shprehjes që kishte pasur letërsia jonë e Rilindjes. Ndaj, në përpjekjen për krijimin e trajtave dhe strukturave të reja letrare dhe për t’i gjetur forma të tjera shprehjeje kësaj ndjeshmërie të re, lindën modelet e letërsisë moderne shqipe. Emrat e Konicës, Lumo Skëndos, Poradecit, Nolit, Kutelit, Koliqit e Migjenit do të shënjoheshin si krijuesit e këtyre modeleve dhe përfaqësuesit e kësaj letërsie. Pagëzuesi i termit dhe modelet e kritikës së kohës I pari që bëri përkufizimin e letërsisë moderne shqipe ishte Eqrem Çabej në shkrimin “Mbi poezinë e Lasgush Poradecit”. Në këtë shkrim, Çabej e përcakton letërsinë moderne si periudhë “në të cilën ideja kombëtare i lë udhën idesë njerëzore”. Fillesat e kësaj letërsie ai i shihte te vepra e Asdrenit, te kërkesa që Asdreni shfaqi në lidhje me përpunimin e gjuhës poetike “me fjalë e mënyra foljeje të ra, delikate e stërmagjike”. Ndërsa te Lasgushi, Çabej do të shihte përfaqësuesin e stilit modern të të shkruarit në poezi. Duke përcaktuar karakteristikat e poezisë së Lasgushit, Çabej do të profilizonte kështu edhe stilin e ri të poezisë moderne. Për Çabejin, thellësia dhe koncentrimi i mendimit, errësimi i frazës poetike janë shenja të dukshme të modernitetit. Pas Çabejt, është Skënder Luarasi ai i cili në punimin “Letërsia moderne në Shqipëri” do të orvatet të trajtojë specifikat e modernitetit në letërsinë shqipe. Po ashtu, edhe te ky punim, Lasgush Poradeci do të shënjohet si pararendës i një letërsie të re. Interesimi për formën, idetë dhe ndjeshmërinë do të evidentoheshin si elemente që japin tendencën moderne të këtij poeti. Eqrem Çabej dhe Lasgush Poradeci, Grac, Austri.Letërsi 65
                                
   61   62   63   64   65   66   67   68   69   70   71