Page 68 - Demo
P. 68


                                    Një emër i rëndësishëm që i dha zë kësaj etape të re të letërsisë shqipe është Faik Konica, i cili nëpërmjet krijimeve origjinale (novela, romani, proza poetike etj.) dhe mendimit kritik do të përpunonte forma e teknika të reja të shkruari dhe, po ashtu, një kërkesë e shije të re në të gjykuarin e vlerës së veprave. Në punimin e tij “Kohëtore e letrave shqipe” do të parashtronte konceptin që ai kishte për kritikën, natyrën dhe statusin e saj. Në këtë shkrim, Konica formulon parimin e parë që duhet të ketë letërsia moderne: ndarjen e konceptit të atdhesisë nga ai i letrëtyrës (“ ...për mua, atdhesia dhe letrëtyra janë dy gjëra”, thotë Konica). Kështu, Konica artikulon kërkesën e krijimit letrar si vlerë estetike më vete, pa marrë parasysh qëllimin. Konica mpreh “lapsin”, duke filluar i pari të dëshmojë modelin e kritikut që u duhet letrave shqipe. Në gjykimin kritik të Konicës kaluan emrat dhe veprat e De Radës, Naimit, Asdrenit, Çajupit etj.Pas Konicës, ai që ndërton një model të ri kritike është Mitrush Kuteli. Në shqyrtimin që i bëri poetikës së Lasgush Poradecit dhe asaj të Fan Nolit, Kuteli e ktheu vëmendjen te rëndësia që kanë elementet formale, specifike në ndërtimin e tekstit poetik. Këto elemente përbëjnë “vleftën e një vepre poetike”, sipas Kutelit. Ndaj ai studion vlerën që kanë fjala, fjalori poetik, rima, ritmi, fonologjia në poezinë e Lasgushit. Sipas Kutelit, rëndësia që i jep Lasgushi fjalës poetike si element i parë poetik, do ta bënte atë të shquhej ndër poetët elitarë të shqipes. Në punimet e tij, Kuteli i largohet shqyrtimit të përmbajtjes, të mesazhit të veprës dhe përqendrohet tek analiza e formës, duke e parë veprën si një organizim të veçantë gjuhësor. Kështu, në punimet e tij për artin e Poradecit e të Nolit, Kuteli do të realizonte praktikisht një nga format e kritikës formaliste të kohës, duke përcaktuar kriteret që e bëjnë një vepër letrare të tillë e duke na dhënë një model mjeshtëror se si mund të këndvështrohet një vepër pa e “deformuar” atë.Një kontribut tjetër në kritikën letrare jep edhe Krist Maloki, i cili në punimet për Naim Frashërin dhe Lasgush Poradecin (“A është poet Lasgush Poradeci?”) inauguron formatin e kritikës psikanalitike dhe të kërkimit tematologjik në letërsinë shqipe.Revistat letrare Përgjithësisht, siç ka ndodhur edhe në letërsinë moderne botërore, një rol të rëndësishëm në zhvillimin e mendimit kritik dhe të frymës së debatit e polemikës për çështje e fenomene të ndryshme letrare (nga ato të funksionit estetik të artit/letërsisë, te diskutimet e polemikat për çështje të thelluara teoriko-letrare, për çështje që kanë të bëjnë me natyrën dhe format që i duhen kritikës), kanë luajtur edhe gazetat dhe revistat e kohës. Në periodikët letrarë janë botuar krijime origjinale të autorëve të rinj, që sillnin modele e forma të reja moderne letrare në letërsinë shqipe; janë botuar kritika, recensione, analiza dhe studime mbi autorë dhe vepra konkrete. Revistat letrare kanë mundësuar ngritjen e një atmosfere dialogu letrar mes krijuesve, studiuesve dhe lexuesve, duke ndikuar në ngritjen e shijes letrare. Nga këto revista mund të përmenden “Albania” e Konicës, “Diturija” e Mit’hat Frashërit, “Përpjekja shqiptare” e Branko Merxhanit, “Hylli i Dritës” i Fishtës, “Shkëndija” e Koliqit, “Fryma” e Myzafer Pipës, “Kritika” e Arshi Pipës etj.Format dhe zhanret letrare të letërsisë moderne shqipe. AutorëtSiç e dimë, gjatë periudhës së romantizmit (e njohur si periudha e Rilindjes Kombëtare), forma letrare më e lëvruar ishte poezia, në të tria llojet e saj: lirike, epike dhe liriko-epike (apo epiko- lirike). Ndërsa format e tjera – proza dhe drama – qenë më të pakta dhe jo të zhvilluara në nivelin e poezisë. Poezia e lëvruar gjatë Rilindjes karakterizohej nga forma e matur e vargut, gjuha retorike e himnizuese dhe trajta të ngulitura. Në letërsinë moderne, lirika merr një zhvillim edhe më të madh. Në poezinë moderne vjen thyerja e 66 Letërsi
                                
   62   63   64   65   66   67   68   69   70   71   72