Page 69 - Demo
P. 69
S T U D I M T E K S T I modeleve të formës tradicionale të poezisë. Tashmë kërkohen mjete të reja shprehjeje dhe një gjuhë e re poetike për të mishëruar në varg ndjeshmërinë dhe temat e reja me të cilat përballej individi. Po ashtu, kërkohet që edhe vargu të çlirohet nga rregullat metrike klasike, duke i hapur kështu rrugë shkuarjes drejt vargut të lirë. Në këtë periudhë, autorët që sjellin forma, modele e ndjeshmëri të re poetike janë Lasgush Poradeci, Noli, Migjeni e Gaspër Pali. Por në letërsinë moderne një zhvillim të madh e cilësor shënjoi edhe proza, sidomos tregimi dhe novela. Në fakt, zhvillimit të tregimit i parapriu lëvrimi i një forme të re, si proza poetike, e cila në Europë identifikohej me emrat e Bodlerit (Baudelaire), Rembosë (A. Rimbaud) dhe Uajlldit (O. Wilde), ndërsa në letërsinë shqipe me ata të Faik Konicës dhe Lumo Skëndos. Format moderne të novelës e tregimit do të lëvroheshin nga Koliqi, Migjeni e Kuteli. Këta autorë konsiderohen si themeluesit e prozës së shkurtër moderne shqipe. Nëpërmjet ndërtimeve të veçanta strukturore, formave të reja të modeleve të rrëfimit dhe depërtimeve të thella në psikologjinë e personazheve, këta autorë inauguruan trajtën e shkrimit modern në prozë. Verifikoni njohuritë1. Cilat janë problematikat nga e morën nxitjen temat e reja në letërsinë moderne?2. Cili qe pagëzuesi i termit “letërsi moderne”? Ç’karakteristika i njihen kësaj periudhe letrare? 3. Pse Lasgushi përcaktohet si përfaqësuesi tipik i letërsisë moderne? Cilat janë karakteristikat e poezisë së tij që ia japin këtë vend?4. Çfarë dini për Faik Konicën? Pse konsiderohet si themelues i kritikës në letërsinë shqipe?5. Cili është mendimi i Konicës për raportin atdhesi-letrëtyrë? Si paraqitet ky raport në letërsinë e Rilindjes? Diskutoni arsyet.6. Ku dallohet poezia moderne nga ajo tradicionale? Shkruani disa tipare të poezisë tradicionale, të cilat lirika moderne i hodhi poshtë. Karakteristikat e poezisë tradicionale Karakteristikat e poezisë moderne7. Cilat janë karakteristikat e prozës moderne shqipe?Ushtroni mendimin kritik8. Interesimi për mjetet e shprehjes dhe formën e shkrimit letrar është i lidhur me periudhën e modernitetit. Diskutoni arsyet pse. Mbështetini argumentet, duke iu referuar edhe karakteristikave të modernizmit në letërsinë botërore. 9. Konica i mëshon anës letrare në krijimin artistik, duke ia hequr aspektin misionar letërsisë. A mendoni se është i drejtë ky qëndrim? Diskutoni në klasë dhe jepni gjykimin tuaj, duke u mbështetur edhe në shembuj konkretë. 10. Pse shënimet e Kutelit përfaqësojnë një model të ri kritike? Ku mbështetet kritika e tij? A mendoni se ky model kritike është më efikas për studimin e vlerave dhe risive të një vepre letrare? Argumentoni përgjigjen. Sillni edhe një model kritike e cila mbështetet tek idetë dhe mesazhet e veprës. Bëni krahasimin me modelin e Kutelit.11. Çfarë dini për Krist Malokin? Po për kritikën psikanalitike? Hulumtoni mbi ta.Gjuhë 67

