Page 70 - Demo
P. 70


                                    Fragmenti i mëposhtëm është shkëputur nga punimi i Konicës “Kohëtore e letrave shqipe”, botuar në revistën “Albania” më 1906. Ky punim është cilësuar nga studiuesit si dokumenti i themelimit të kritikës letrare shqiptare. Në të, Konica u përpoq të krijonte një sistem vlerësimi, duke marrë në konsideratë natyrën dhe funksionin letrar e kulturor që duhet të ketë kritika. ILUSTRIM LETRARF. KonicaModelet e kritikës: Modeli i Faik Konicës dhe Mitrush KutelitÇ’është kritika letrare? – Kritika është një gjykim, – një gjykim i vlerës së librave. Po në letra si në jetë, munt të thuhet se janë dy mënyra gjykimesh: Gjykimi i shkurt e i prerë, i pa-mpshtetur n’arësyera; edhe gjykimi i gatitur me dëftime e me çpikje, e i sjellë si një rrjedhë e pritur, jo i hedhur si një urdhër mizori. Kur del një njeri e më thotë se akësh libër është “fort i bukur” munt të ketë të drejtë, po nuk jam i shtrënguar t’i zë besë fjalës së tija. Edhe një çaush a një dragat munt të presë me hanxhar gjykime t’atilla. Kritika është një punë tjatër, dhe ca mê e vështirë. Kur më pëlqen e kur më çpëlqen një vepër nuk arrin të këcej a të çfryj: duhet të çfaq përset’ e pëlqimit a të çpëlqimit t’im, në qoftë se dua të përpiqem të shokësoj këndonjësit në një ndjenjë me mua. Ashtu, kritika bëhet edhe ajo vetë një veprë letrare. Methudha e kritikës letrare. – S’duhet kurrë harruar që kritika letrare është subjektive. Nuk është një shkencë ku çdo e thënë munt të provonet me dy-e-dy-bëjnë-katër. Është vetëm një përshtypje. Kur shkruan një kritikëtar se një vepër është e bukur, duhet kuptuar se ajo vepër i u-duk atij e bukur. Po lipset shtuar se, në qoftë kritikëtari një njeri i ushqyer me letrat e mira, nuk e gjeti veprën si të bukur pa “nonjë” mënyrë arësyeje. Në të tjera fjalë, kritika, sado që nuk është një shkencë, ka një metodë më vete. Kjo metodë është përqasja. Ç’do gjëndrë letrare (genre littéraire), si tragjedia, komedia, pralla etj., ka disa kryevepra të cilat njihen prej njerësve të një kohe – prej njerësve me letra e me shije – për pasqyra. Kritikëtari, i mësuar t’admirojë ato pasqyra të njohura, e përqas me ‘to çdo veprë të re dhe e gjykon pas tyre. Edhe kur nuk i zê ato kryevepra në gojë, kujtimi i tyre peshon mbi kritikë të tija. Nuk them se kryeveprat kanë një vlerë absolute edhe se çdo vepr’ e re qi largohet nga mënyra e tyre duhet dënuar; t’ish ashtu, letrëtyra do të qe një punë e vdekur, si dija e Çinasve, edhe nukë do të lindeshin për ditë shkolla letrare të reja. Desha të thom vetëm se kryeveprat janë pikët e përkrahjes (les points de comparaison) pas të cilave, shpesh edhe pa ditur vetë, kritikëtari gjykon veprat e reja. Këtej kuptohet se sa e vështirë është një kritikë shqipëtare: Faik Konica68 Gjuhë
                                
   64   65   66   67   68   69   70   71   72   73   74