Page 71 - Demo
P. 71
Nga teksti te kuptimi1. Cili është koncepti i Konicës për kritikën letrare? A përputhet ai me konceptin që kemi sot për të? 2. Ç’argumente sjell Konica për të mbështetur mendimin e tij se kritika është subjektive? A keni ju një gjykim tjetër? Nëse po, argumentojeni, duke iu referuar modeleve që keni lexuar.3. Si përcaktohet metoda e kritikës që sugjeron Konica? Përpiquni ta riformuloni atë, duke ruajtur fjalët kyç: përqasje; kryevepër; vepër e re; gjykim.4. Pse Konica e ndien të nevojshme të flasë për dallimin në mes atdhesisë dhe letrëtyrës? Si qëndronte marrëdhënia e këtyre dy elementeve në letërsinë e Rilindjes?5. Pse Konica e gjykon të vështirë mundësinë e ekzistencës së një kritike shqiptare në kohën e tij? Me çfarë lidhej kjo vështirësi?Nga teksti tek analiza e ndërtimit6. Konica e ndërton mendimin e tij për kritikën në formë eseje. Duke parë organizimin e fjalive dhe natyrën e tyre, diskutoni se çfarë lloj eseje është teksti i mësipërm. 7. Në çfarë dialekti është shkruar eseja? Nënvizoni disa ndërtime fjalësh, të cilat janë karakteristike të dialektit të cilit i përket teksti.8. Cilat elemente të ndërtimit i japin kësaj eseje edhe vlera estetike? Evidentojini ato në tekst. 9. Siç vihet re, fjalitë në këtë ese janë përgjithësisht të shkurtra. Diskutoni arsyet e përzgjedhjes së këtij “tipi fjalie” nga Konica.10. Lexoni fjalinë e mëposhtme dhe analizoni mënyrën se si Konica i realizon kuptimet e kundërta të fjalëve. “Kur më pëlqen e kur më çpëlqen një vepër nuk arrin të këcej a të çfryj: duhet të çfaq përset’ e pëlqimit a të çpëlqimit t’im, në qoftë se dua të përpiqem të shokësoj këndonjësit në një ndjenjë me mua.”S T U D I M T E K S T I se kur na mungojnë kryevepra në gjuhë kombëtare, pas ç’pasqyrave do t’i ndihim gjykimit t’onë? (…)Atëdhesië edhe letrëtyrë. Të huajve munt t’u vijë çudi që të ndiej nevojën të thom ç’kini për të kënduar, po për disa Shqipëtarë, duket se gjërat më të ndara kanë nevojë të çkoqiten. Mbani pra ndë mëntt se, për mua, atëdhesia edhe letrëtyra janë dy gjëra. Një shkronjës munt të ketë edhe atdhesi edhe talent, a munt të mos ket’ as këtë as atë, a munt të ketë njerën pa tjatërën. Nuk duhet pritur prej meje, sepse një vetë qenka atdhetar i mirë, të kasnecojë se, ipso facto, paska edhe vlerë mendore a një pendë të bukur.“Kohëtore e letrave shqipe”Letërsi 69

