Page 72 - Demo
P. 72


                                    Nga teksti, te shumëkuptimësia e fjalës11. Gjeni figurat stilistike të përdorura në këtë ese dhe thoni funksionin që kryejnë ato. 12. Konica tërheq vëmendjen se, sipas tij, kritika duhet të jetë subjektive. Çfarë kuptimi merr për ju fjala “subjektive”, kur flitet për gjykimin e veprave letrare? A mund të na çojë gjykimi subjektiv në një vlerësim të drejtë të vlerës letrare të veprës? 13. “Se kur na mungojnë kryevepra në gjuhë kombëtare, pas ç’pasqyrave do t’i ndihim gjykimit t’onë?”Në pohimin e mësipërm, Konica përdor fjalën “pasqyrave”. Çfarë shënjon ajo? Në ç’kuptim e përdor ai këtë: të drejtpërdrejtë apo figurativ? Me cilën fjalë mund ta zëvendësonit sot këtë fjalë? 14. Në letërsinë shqipe, për një periudhë të gjatë, veprimtaria atdhetare dhe letrare janë parë dhe vlerësuar në funksion të njëra-tjetrës. Po për Konicën, ç’kuptim ka binomi: atëdhesië edhe letrëtyrë?15. Analizoni kuptimin që merr shprehja figurative: “Edhe një çaush a një dragat munt të presë me hanxhar gjykime t’atilla.”. Çfarë figurash përdor Konica në këtë fjali?Nga teksti, te reflektimi16. Për Konicën ka dy lloj gjykimesh: “gjykimi i shkurt e i prerë, i pa-mpshtetur n’arësyera; edhe gjykimi i gatitur me dëftime e me çpikje, e i sjellë si një rrjedhë e pritur, jo i hedhur si një urdhër mizori.”. Si mendoni ju, a qëndron edhe sot kjo ndarje? Argumentoni përgjigjen, duke sjellë në vëmendje tezat e sotme për kritikën letrare.17. Në fund të paragrafit të parë, Konica hedh idenë se “kritika bëhet edhe ajo vetë një veprë letrare”.A ju duket se me këtë tezë Konica përafrohet me konceptin modern të kritikës si metaletërsi? Diskutojeni në klasë, duke kërkuar edhe ndihmën e mësuesit/es. 18. Ndonëse Konica pohon se kritika nuk është një shkencë ku dy e dy bëjnë katër, por është subjektive, është përshtypje, ai pranon se gjithsesi ka një metodë më vete, që është përqasja, krahasimi me kryeveprat e zhanreve të caktuara. A mendoni se është koherent mendimi i Konicës? Po në lidhje me metodën, a mendoni se duhet të ketë një metodë të vetën kritika? Argumentoni mendimin tuaj.19. Si e gjykoni ju konkluzionin në të cilin del Konica: “Këtej kuptohet se sa e vështirë është një kritikë shqipëtare: se kur na mungojnë kryevepra në gjuhë kombëtare, pas ç’pasqyrave do t’i ndihim gjykimit t’onë.”. Për çfarë etape të zhvillimit të letërsisë sonë bëhet fjalë? 20. Për Konicën, “atdhesia dhe letrëtyra janë dy gjëra”. A ju duket bindës argumenti që parashtron për të përligjur mendimin se këto dy koncepte duhet të shihen të shkëputur nga njëri-tjetri? Hapni një diskutim në klasë në lidhje me marrëdhënien e këtyre dy koncepteve në letërsinë shqipe. Nga teksti, te të shkruarit21. Shkruani edhe ju një ese që ka si objekt kritikën letrare.70 Letërsi
                                
   66   67   68   69   70   71   72   73   74   75   76