Page 73 - Demo
P. 73
Forma. – Në herarkinë e elementeve që përbëjnë vleftën e një vepre poetike, forma ose trajta zë vendin e parë. Kuptimi ose përmbajtja nuk vinë përveçse në radhën e dytë. Kjo gjë shpjegohet e kuptohet lehtë. Sepse, sa e sa mundin të kenë mendime të nalta e mbase hyjnore, sa e sa mundin të kenë ndjenja të thella e të këthjellta, sa e sa mundin të ndjejnë e të shijojnë shpirtërisht bukuritë e jetës dhe të natyrës – gazin e ditës, magjinë e mbrëmjes ose misterin e natës, – sa e sa mundin të përmbushin vepra të nalta, po të gjithë këta dyke mos patur mundësinë e brendëshme t’i shprehin këto ndjenja e mendime të veshura me veshjen e poezisë, pra të formës, nuk janë vjershëtorë. Janë e mbeten – ndofta – mendimtarë, shkencëtarë, shkrimtarë, e mbase heroj, po jo vjershëtorë. Kjo është arësyja për të cilën në vëzhgimin e veprës poetike të Lasgushit, ne fillojmë me formën, dyke përmbledhur në këtë fjalë fjalorin, përfytyrimet, rimën, ritmin, fonologjinë e stilin përgjithërisht. Fillojmë me fjalorin. Fjalët janë mjetet nërmjetësonjëse për të përshkruar realitetin e për të shprehur ndjenjat e mendimet, janë gurët me të cilët ngrihet a naltësohet ndërtesa e poezisë. Populli e ka shprehur këtë afrim të gurëve e të fjalëve me vargjet: Gurë gur bëhet kalaja, -- Fjalë bëhen bejtet ku pasqyrohet fryma e tij analitike e rrallë dhe mundësitë e tij metaforike. Sa për stilin, ky nuk është përveç se mënyra e radhosjes të fjalëve në vargje. Sgjedhja e fjalëve, kalitja dhe radhitja e tyre sërësërë varg e-varg pasqyrojnë shkallën e ndjesisë artistike të një shkrimtari. Këtë ndjenjë Lasgush Poradeci e ka të zhvilluar në një shkallë të naltë, ku nuk ka gjetur të tjera gjyrma përveç gjyrmave anonime të këngëtorëve popullorë që janë gjyrmat në histori të kolektivitetit shqiptar. Inspiratën poetike e cila sbret si një shkëndijë prej sëILUSTRIM LETRARM. KuteliVështrime kritike mbi veprën e Lasgush PoradecitKy fragment është shkëputur nga studimi i gjatë me titull “Poeti Lasgush Poradeci – vështrim kritik”, botuar në Bukuresht, më 1937. Punimi u botua si libër më vete, duke u bërë kështu libri i parë në historinë e kritikës sonë letrare. Sipas studiuesit Sabri Hamiti, ky punim (si edhe ai që bëri për poezinë e F. S. Nolit) është shembulli më i mirë i “kritikës së brendshme të letërsisë, në të cilën kërkohet para së gjithash stili dhe poetika e autorit. Këto dy studime të Kutelit, në shumë pika, kanë mbetur të pakalueshme edhe sot.”. Shtatorja e Mitrush Kutelit, PogradecLetërsi 71

