Page 74 - Demo
P. 74
Nga teksti te kuptimi1. Pse Kuteli e konsideron formën si elementin e rëndësishëm në ndërtimin e një teksti letrar? 2. Pse vetëm mendimet dhe idetë nuk e bëjnë dot poezinë? Cilat elemente teknike i nevojiten një teksti që të konsiderohet poezi?3. Cilat elemente të poezisë së Poradecit merr në studim Kuteli? 4. Si e kuptoni shprehjen e Kutelit se “Fjalët janë gurët me të cilët ngrihet a naltësohet ndërtesa e poezisë”? Ilustroni përgjigjen me vargje nga poezia e Poradecit ose ndonjë poeti tjetër.5. Cili element, sipas Kutelit, e shquan Lasgushin nga poetët e tjerë të shqipes?Nga teksti tek analiza e ndërtimit6. Analizoni ndërtimin e fjalive në këtë punim të Kutelit. Krahasojini ato me ndërtimin e fjalive te punimi i mësipërm i Konicës. Flisni për ndryshimet.7. Edhe ky punim është i shkruar në dialekt. Përcaktoni dialektin dhe nënvizoni fjalë, shprehje apo forma ndërtimesh që janë karakteristike të atij dialekti. S T U D I M T E K S T I nalti, nga bota transcedentale, Lasgushi e konsideron piksèpari si një frymëzonjës të fjalës: Sbret një yll prej lartësije, Një të ndritur shkrepëtimPosi flakë e posi hijeAjo ryn në zemër t’ime.E kuptoj me shpirt të sosurSi kullon dale-nga-dale,E si fjalës së palosurMi hap kindën e një pale...Naimin e quan Lasgushi Fjalëtor i mallëngjyer dhe gjuhën vetë e quan Verb’i Perëndisë - si pas vargut të Ungjillit të Shën Joanit “Që përpara herëse ishte Fjala”- dyke nënëvijuar kësilloj vendin që ze fjala si element i parë poetik. Përmjet fjalorit, Lasgushi shquhet haptazi nga gjithë poetët e tjerë të shqipes. Lasgushi ka një fjalor të tij, një fjalor të cilit dalëngadalë do stërvitemi t’i themi lasgushian. Elementet kryesore, tipike, të këtij glosari janë fjalët e lashta e të rralla të pa përdorura përpara tij në letraturën e kultivuar, fjalët e thurrura dy e tri bashkë sipas shpirtittë gjuhës shqipe dhe fjalët e reja të nxjerra nga fjalët e vjetra pas harmonisë së shqipes. Përmjet kësaj trinije e përmjet mënyrës ose stilit të përdorimit të fjalëve në vargje, Lasgushi ka përtëritur shqipen dyke i dhënë ngjyra të reja, ndriçim të ri e gjallëri të re. Radhosim këtu më poshtë disa fjalë të lashta e të rralla të këputura nga vepra e Lasgush Poradecit.Disa lule: zëmbak, trendelinë, junap, jargavan, borsilog.Lasgush Poradeci72 Letërsi

