Page 75 - Demo
P. 75


                                    Lasgush Poradeci8. Sipas Kutelit, glosari (fjalori) i Lasgushit përbëhet nga:a) ______________________________________b) ______________________________________c) ______________________________________9. Për të parashtruar argumentet e tij, se forma apo trajta kanë rëndësi të dorës së parë në vlerën e një vepre poetike, Kuteli i ndërton fjalitë sipas një rendi anaforik: “sa e sa mundin”; “sa e sa mundin”; “sa e sa mundin”... Si mendoni, pse e përdor këtë formë? A është ky ndërtim një mënyrë për të tërhequr vëmendjen tek argumentet që sillen? 10. Teksti karakterizohet nga një ligjërim i ngritur. Evidentoni në tekst tiparet që paraqet ky lloj ligjërimi. Nga teksti te shumëkuptimësia e fjalës11. Në këtë shkrim kritik ka herë pas here fjalë me ngjyrime poetike. Evidentojini ato dhe shpjegoni funksionin e tyre.12. Gjeni figurat stilistike që përdoren te poezia e Lasgushit.13. Ç’kuptim ka për ju shprehja “fjalës së palosur”? 14. Në vlerësimin që Lasgushi i bën Naim Frashërit, ai përdor përcaktimin “Fjalëtor i mallëngjyer”. Ç’kuptim mbart për ju ky përcaktim dhe me çfarë figure është realizuar?15. Në këtë paragraf është përdorur fjala ndjenjë, ndjesi: “Sgjedhja e fjalëve, kalitja dhe radhitja e tyre sërë-sërë varg e-varg pasqyrojnë shkallën e ndjesisë artistike të një shkrimtari. Këtë ndjenjë Lasgush Poradeci e ka të zhvilluar në një shkallë të naltë”. Çfarë kuptimi mbart ajo, po të kemi parasysh tekstet poetike të Lasgush Poradecit?Nga teksti, te reflektimi16. Çfarë dini ju për poezinë e Lasgush Poradecit? A ju përkojnë ato që dini dhe keni mësuar për vlerat e poezisë së këtij autori, me ato që sjell Kuteli në kritikën e tij? 17. Si e kuptoni krahasimin që bën Kuteli mes fjalëve si “gurët” me të cilët ndërtohet poezia dhe shprehjes popullore “gurë, gurë bëhet kalaja”. A mendoni se qëndron kjo qasje? Argumentojeni mendimin tuaj.18. Duke dashur të tregojë se ideja, mendimi sado të rëndësishme të jenë, nëse nuk janë ngritur me një gjuhë poetike dhe nuk janë organizuar sipas parimeve poetike, nuk e ndërtojnë poezinë, Kuteli ka përcaktuar në mënyrë të hapur kriteret e vlerësimit të poezisë. Lexojeni të plotë paragrafin dhe jepni argumentet tuaja nëse e gjykoni të drejtë mendimin e Kutelit.19. Kur ndalet te fjalori poetik i Lasgushit, Kuteli pohon: “Përmjet fjalorit, Lasgushi shquhet haptazi nga gjithë poetët e tjerë të shqipes”. Mendoni edhe ju se ky element i krijimtarisë së Lasgushit e dallon poezinë e tij nga të tjerët? 20. Pasi të keni lexuar të plotë kritikën e Kutelit për Poradecin, përpiquni të gjeni dhe të lexoni edhe punimin e Krist Malokit, “A është poet Lasgush Poradeci”. Diskutoni mbi ç’kritere e ndërtojnë kritikën Kuteli dhe Maloki. A mendoni se instrumentet e gjykimit që përdor Krist Maloki janë letrare? Nga teksti, te të shkruarit21. Shkruani një ese refleksive me titull “Në fillim ishte fjala”.Letërsi 73
                                
   69   70   71   72   73   74   75   76   77   78   79