Page 76 - Demo
P. 76


                                    Shqipja standarde, e zhveshur nga ngjyrimet dialektore dhe krahinore, shfaqet në shumicën e dokumenteve shtetërore dhe akademike, për të siguruar se do të kuptohet sa më qartë nga përdoruesi, pavarësisht vendit ku jetojnë. Në ditët tona, shqipja standarde përdoret vazhdimisht edhe në letërsinë artistike. Sidoqoftë, shumë mjete gjuhësore që dalin nga kornizat e standardit janë të pashmangshme për t’u përdorur nga autorët, të cilët duan që, përmes shkrimit dhe stilit të tyre të dallueshëm, të përcjellin sa më mirë mendimet dhe emocionet e tyre, ashtu siç ata i përjetojnë. Në varësi të autorit dhe temës së veprës, gërshetuar me gjuhën standarde, gjejmë fjalë arkaike (të vjetra), krahinorizma, huazime, trajta ndërtimi në kundërshtim me normën e deri në gabime të qëllimshme gramatikore. Ajo që i përligj gjithë këto “shmangie” është motivimi artistik dhe natyra e autorit, e cila vendoset edhe më tepër në dukje përmes këtyre pjesëzave personale, në një shkrim kryesisht standard dhe kjo shkon shumë përtej origjinës krahinore të tij. Gjuhën, njerëzit e përdorin për të dhënë një përmbajtje, me një qëllim, për një auditor, me një rast dhe një kohë të caktuar, duke shprehur një qëndrim. Është e rëndësishme që gjuha t`i përshtatet përmbajtjes dhe rastit që e ka kërkuar. Për këtë arsye kemi dy tipologji shkrimesh: shkrimi letrar dhe shkrimi joletrar, të cilët dallojnë mes tyre nga disa karakteristika: 1. Shkrimi letrar ka funksion estetik, ndërsa shkrimi joletrar ka funksion shkencor dhe praktik.Cilësia kryesore e gjuhës së letërsisë është bukuria e shprehjes. Ky është një lloj i veçantë ligjërimi, që ka si tipar kryesor funksionin estetik, domethënë jo vetëm thuhet diçka, por edhe ngjall një ndjenjë estetike, ndërsa në shkrimin joletrar, ka shumë rëndësi saktësia e asaj që kumtohet, si dhe aftësia për t`u përdorur në praktikë.a. Shkrim letrar: Deshta, shum’ kam dasht-dishrueqë me këng të trimnoj, me fjalën tënde të ndrydhuntë ngrej fuqitë prej gjumit…Këndova (dhe kur m’ishte ndalue)se liria do të vinte edhe për ty, të përbuzun  (Esad Mekuli)Ky shkrim ngjall ndjenjën e së bukurës dhe të krenarisë për popullin të cilit i përket poeti. Ndërsa kritika letrare mbi poetin Esad Mekuli ka funksione njohëse dhe vlerësuese: Libri “Për ty” i Esad Mekulit, që doli më 1955 në Prishtinë, u pa menjëherë një ngjarje letrare, madje kulturore. Qe libri i parë poetik i një autori vendës, i autorit që tashmë ishte bërë autoritet, si krijues e veprimtar kulturor; edhe më tepër, u bë libër kult për brezin e mëpastajmë; dhe më e rëndësishmja, mbeti libri themelor i autorit, sado që ky botoi libra të tjerë gjatë katër decenieve të tjera.  (S. Hamiti)Gjuhë FORMAT E LIGJËRIMIT LETRAR DHE JOLETRAREsad MekuliStandardi dhe gjuha e letërsisë74 Gjuhë
                                
   70   71   72   73   74   75   76   77   78   79   80