Page 77 - Demo
P. 77
2. Shkrimi letrar përmban ndenja, emocione, ndërsa shkrimi joletrar është i pasur me fakte objektive dhe data.Autorët e shkrimeve letrare punojnë me të gjitha anët e gjuhës, që nga tingujt e deri te ligjërimet, për t`u përçuar lexuesve ndjesitë e tyre. Ndërsa në shkrimet joletrare të dhënat, faktet, argumentet përdoren për të argumentuar, saktësuar, faktuar pohimet e tekstit. - Do vijë se më pëlqen. Ai është njeri i vërtetë. E ka kuptuar se këtë jetë nuk e bëra ngaqë më pëlqente, po më zvarritën. Ai e di se edhe unë e dua, do të vwijë se kur është pranë meje ëndërron, çlodhet, bëhet trim kundër atyre që tallen dhe shkulin lulet e dashurisë. Do të vijë patjetër. Kështu ma thotë zemra. E në ardhtë ç’do t’i them? Nuk do t’i them asgjë. Vetëm të jetë pranë meje. Është nata e fundit... ah sikur të kishte të tillë roje dashuria!...(“Qyteti i fundit”, P. Marko)Teksti i mësipërm përcjell ndjesitë e pasigurisë (fjalia e shkurtër), luftës së brendshme të personazhit (fjali e gjatë e tone bindëse, retiçenca, pyetje retorike etj).Para gjyqit, Adem Demaçi, nuk mori rrugën e mbrojtjes, por kaloi në sulm frontal kundër regjimit duke numëruar të gjitha të zezat që kishte pësuar dhe po pësonte populli shqiptar nga pushtuesit serbë dhe doli me kërkesën që nëse duam të ruhet paqja, Kosova duhet urgjentisht të shkëputet nga pushtimi jugosllav dhe të bashkohet me Shqipërinë.Qëndroi tri vjet në burg. Mirëpo, ai u burgos përsëri në vitet 1964-1974 dhe 1975-1990. Nga burgu u lirua vetëm pas shpërbërjes së Jugosllavisë në vitin 1990.Në vitin 1991 u nderua nga Parlamenti Europian me çmimin “Saharov”. Gjatë periudhës 1998-1999, kur mbaheshin takimet në Rambouillet të Francës për të ardhmen e Kosovës, ai ishte zëdhënës politik i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. (“insajderi.com”)Të dhënat faktike (gjyqi, burgu, çmimet) e mbështesin argumentin e tekstit mbi vlerën e padiskutueshme të atdhetarit Adem Demaçi. 3. Shkrimi letrar është i shkruar me gjuhë të pasur me figuracion dhe elemente stilistike, me shprehësi subjektive, ndërsa shkrimi joletrar vjen me leksik të qartë dhe të kuptueshëm, me shprehësi objektive (ka raste që shfaqet edhe një gjuhë figurative). Shkrimtarët janë hulumtues të pasurisë gjuhësore të shqipes, të mundësive të saj shprehëse. Ata e përdorin gjuhën shqipe, e përpunojnë atë dhe e përsosin nëpërmjet organizimeve origjinale. Fjalët e fjalitë në shkrimin letrar kanë kuptimin e tyre të parë, që vijnë nga visari kulturor i shqipes, por kanë edhe kuptime të dyta, kuptimet artistike, pra subjektive. Ndërsa gjuha e tekstit joletrar, në të shumtën e rasteve, është e drejtpërdrejtë. Ajo shfrytëzon tërë pasurinë e kuptimeve dhe formave të të shprehurit të shqipes, për të saktësuar, qartësuar dhe përçuar informacionin. Për këtë, ajo përdor fakte, argumente, por me një stil objektiv dhe praktik. Posi... U ba Shqipnija. Dalin të marrët e vikasin: Rrnoftë Shqipnija! Ti i mençëm, përgjigje tue bërtit në kupë të qiellës: Rrnoftë, po! e shpejt me porosit flamujt. Na shkyeju: rrnoftë! e ti shit, ban pare tue tregtue mbi ndiesit t’ona. Lojë e bukur, por s’të ka dale...(“Tregtar flamujsh”, E. Koliqi) Petro MarkoGjuhë 75

