Page 78 - Demo
P. 78
Metonimia (të marrët, të mençurit), ironia, kontrasti janë mjete shprehëse që e mbushin me bukuri diskursin e personazhit kryesor. Ti si lexues shijon inatin dhe mllefin e tij. Njëkohësisht si lexues arrin në disa interpretime të gjuhës së përdorur. Ajo që sot njohim si letërsia e vjetër në gjuhën shqipe i përket historikisht periudhës së Mesjetës, ku sistemi shoqëror ishte ai feudal dhe ideologjia sunduese ishte ajo fetare. Në mënyrë konvencionale ajo fillon me shkrimin e parë shqip (1462) dhe përfundon më 1870 me fillimin e Lëvizjes për Rilindjen Kombëtare. Përmbajtja e kësaj letërsie është kryesisht fetare, por nga ajo periudhë kemi edhe vepra shkencore dhe didaktike, si: Fjalori latinisht-shqip i F. Bardhit, Gramatika e Andrea Bogdanit, poezitë e Budit, krijimet e rrymës së bejtexhinjve etj. Shkrimi më i vjetër shqip, që njohim deri më sot, i përket vitit 1462 dhe libri i shkruar në gjuhën shqipe, me sa dimë deri tani, është Meshari i Gjon Buzukut, botuar më 1555. Ky është libri i parë i shkruar në gjuhën shqipe, por jo libri i parë i letërsisë shqiptare. Letërsi shqiptare të shkruar në gjuhë të tjera ka pasur edhe më parë. Vepra më e rëndësishme e këtij lloji është Historia e Skënderbeut e Marin Barletit botuar rreth viteve 1508-1510. (Teste për Maturën shtetërore, “Pegi”, 2013) Në këtë tekst joletrar, vërejmë se gjuha nuk ka shprehësi figurative. Fjalët përdoren në kuptimin e tyre të parë, pa lënë vend për interpretime të dyta e të treta. Madje fjalët janë përzgjedhur sa më afër kuptimit që i lidh me synimin e tekstit. 4. Shkrimi letrar mund të jetë në gjuhën standarde ose dialektore, sipas zgjedhjeve që bën autori, ndërsa shkrimi joletrar zakonisht shkruhet në gjuhë standarde (por ka edhe raste kur vjen në dialekt). Duke përvetësuar sa më mirë normën letrare për trajtat e fjalëve, për ndërtimin dhe drejtshkrimin e tyre, ne si përdorues të gjuhës do të arrijmë të ndiejmë më mirë shijen e varianteve krahinore, historike, stilistike, vetjake dhe efekteve të tyre. Në këtë kuptim, nga kjo njohje e plotë, arrijmë të shijojmë e përdorim më mirë e bukur edhe dialektet. M’ke lypë motrën para se mejdanin,m’ke lypë berret para se çobanine jam dredhë n’ket log për me t’kallxue,se ne t’parët nji kanu na kanë lanë:“Armët me dhanë përpara e mandej gjanë,kurr balozit motrën mos m’ja dhanë,për pa u pre n’at fushën e mejdanit!Por shtërngou, baloz, se t’ka ardhë dita,se ktu i thonë-o Gjergj Elez Ali! (“Kënga e Gjergj Elez Alisë”, folklor)Përdorimi i gjithë mjeteve shprehëse dialektore ka ardhur bashkë me terrenin fizik ku ka lindur kjo këngë. Në të janë të gjalla mjetet shprehëse të dialektit gegë, të cilat populli i ka shfrytëzuar për t’i dhënë ngjyrat krahinore heroit dhe vetë ngjarjes. “‘Krokodilët e detit të luftës u sulën shumë herë kundër mureve, por fati...’. Kjo ishte një frazë e vështirë për ta mbaruar dhe atij i dhembte kryet. Ai mund të shkruante: ‘por fati nuk u buzëqeshi atyre’; por fjala Gjergj Elez Alia pikturë nga Gazmend Leka 76 Gjuhë

