Page 79 - Demo
P. 79
‘buzëqeshi’ iu duk e pështirë. Për ç’buzëqeshje mund të bëhej fjalë në këtë fundgusht të zi? E la pendën dhe vështroi i menduar fletët e kronikës, të mbushura me shkrimin e tij të kërrusur si nga pleqëria”.(“Kështjella”, I. Kadare)Sikurse shihet, standardi i përdorur nga autori nuk e pengon tekstin të jetë po aq i pasur në tërësinë e ndjesive, imazheve dhe emocioneve që përcjell, sa edhe ai në dialekt.Ndërsa shkrimi joletrar përdor zakonisht standardin, duke qenë se audienca e gjerë dhe synimi i tij kërkojnë unifikim shprehësie dhe mundësi perceptimi të sakta. Tashmë, teksa ndryshimet në klimë po çojnë drejt rritjes së temperaturave globale, po krijohen ajsbergë të rinj. Antarktida krijon shumë më tepër se Groenlanda. Ajsbergët e Antarktidës janë shumë më të mëdhenj, ndonjëherë duke arritur përmasat e shtetevetë vogla. Të dhënat e fundit tregojnë se në Antarktidën Perëndimore, që nga viti 1940, temperatura është rritur me -15,2 gradë Celsius, duke e bërë këtë zonë, së bashku me veriperëndimin e Afrikës Veriore dhe të Siberisë, një ndër rajonet që po ngrohen më shpejt në Tokë. Si rezultat i gjithë këtij procesi, kanë lindur me mijëra ajsbergë. (Tekst mësimor)Po kjo nuk do të thotë që edhe në dialekt nuk vijnë tekstet joletrare:Kushdo që asht arratisë prej Shqipnisë enveriste e ka ba aktin heroik, dhe sot ne na duhet me kuptue se pika e kalimit kah ish-Jugosllavia ka pasë “o qafën, o nafakën”. Pra, o me dekë o me mbijetue. Që nji pjesë e emigracionit me pasë nji rol antikomunist, antisistem (ndaj diktaturës komuniste shqiptare) asht njilloj sikur nji aleancë emigrantësh shqiptarë sot me u ba kundër qeverisë aktuale në Shqipni. E madje me u financue edhe prej lobeve, organizatave të hueja.(L. Kola)5. Në shkrimet letrare nuk është e rëndësishme ruajtja e kronologjisë, ndërsa në shkrimet joletrare zakonisht ruhet rendi kronologjik. Tekstet letrare mund ta zhvillojnë përmbajtjen e tyre në mënyrë lineare, d.m.th. duke respektuar rendin kohor apo rendin e ngjarjeve, me pak fjalë hap pas hapi; por mund edhe të mos e respektojnë këtë vijueshmëri, por të kthehen pas në të shkuarën, të shkojnë në një të ardhme imagjinare, apo edhe t’i ndërthurin rendet kronologjike. Kjo shmangie bëhet vetëm për arsye shprehësie. E rëndësishme është të ruhet koherenca e tekstit. P.sh., mund të përmendim poemën heroike \Kështjella e KrujësGjuhë 77

