Page 80 - Demo
P. 80


                                    Verifikoni njohuritë1. Nga dallohet shkrimi letrar nga ai joletrar në aspektin e:funksionit;gjuhës së përdorur;llojit të përshkrimit;rendit kronologjik të përshkrimit.2. E vërtetë (V) apo e gabuar (G)?Shkrimi joletrar ka funksion estetik dhe përmban ndjenja dhe emocione të përshkruara me gjuhë stilistike. Në shkrimin letrar nuk ka shumë rëndësi ruajtja e kronologjisë.Autorët e veprave letrare mund të devijojnë nga gjuha standarde shqipe për t’i pasuruar tekstet e tyre me elemente personale dhe krahinore që u japin atyre më shumë kuptim.Shkrimi joletrar zakonisht është në gjuhë dialektore dhe përshkrimi është subjektiv.3. Cilin lloj ligjërimi [letrar (L) apo joletrar (J)] do të përdornit për të shkruar:një mesazh me postë elektronike për mësuesin tuaj;një punë kërkimore; një ese me temë të lirë;një fletëpalosje për ngrohjen globale;një fletë në ditarin tuaj;një përshkrim për kafshën tuaj shtëpiake.4. Cilat janë përparësitë dhe mangësitë e shkrimit të veprave letrare në gjuhë standarde?5. Cilat janë disa nga elementet e shkrimit të teksteve letrare që dalin jashtë standardit gjuhësor? Cilat janë përparësitë apo mangësitë e tyre?6. Çfarë mendoni se do të ndodhte nëse tekstet shkollore apo zyrtare do të shkruheshin në dialekt dhe jo në gjuhë standarde? Diskutoni në klasë.Herbert Xhejms Drejpër, Uliksi dhe sirenat S T U D I M T E K S T I e së cilës nisin pasi kanë përfunduar aventurat e Odisesë, në kohën kur ai ka arritur në ishullin e Nausikës së bukur. Për të bindur pleqësinë e ishullit se ai vërtet është Odiseja, heroi i Trojës dhe mbreti i Itakës, detyrohet të kthehet pas në kohë, për të treguar gjithë udhëtimin e tij 10-vjeçar drejt Itakës. Në rrëfim e tij, Homeri kthehet pas në kohë, por ruan vijueshmërinë logjike të ngjarjeve, pra ruan koherencën. Kjo ruajtje koherence vlen për të gjitha tekstet, pra edhe për atë joletrar, i cili zakonisht e ruan edhe rendin kronologjik.78 Gjuhë
                                
   74   75   76   77   78   79   80   81   82   83   84