Page 81 - Demo
P. 81
Ushtrohuni përmes tekstit7. Merrni një artikull gazete. Shqyrtoni të dhënat e shkrimit joletrar.Renditini ato në fletore, duke i faktuar edhe me shembuj nga teksti që keni zgjedhur. 8. Merrni një tekst të lëndës së biologjisë. Ndaluni te njëri nga mësimet dhe vëreni nëntemat brenda temës së dhënë. A është ruajtur kronologjia? Shkruani arsyet se pse duhet të ruhet kronologjia në këtë lloj teksti.9. Lexoni fragmentin e mëposhtëm:Në agullimë, sapo regëtinte drita e përthyer, kriste valtheve kënga e ferrakut të dehur nga vesa e freskia, nga era e plisit, e gjethit dhe e luleve, nga tërë ndryshmëria që kish sjellë ringjallja e dheut, kthimi i jetës. Kohë pas kohe, kur hapeshin mirë e mirë fletët e portave të dritës dhe pushonte mbreti i zogjve këngëtarë, hynin në valle lyshtra të shumta shpendësh pendëmurrmë, pendëhirtë e pendëshkruar, që ia thoshin sikush në gjuhë të vet. Këngët e tyre të hovshme bashkoheshin, zienin, lartoheshin, uleshin, shuheshin pothuaj fare, pastaj lartoheshin përsëri. Të gjithëve u përgjigjej nga kupa e qelqtë e qiellit të kulluar lauresha e padukshme me ca kumbime kambanëzash të arta, varur në fije drite. (M. Kuteli)A mund të shndërrohen në pikturë këto radhë? Evidentoni tri figura dhe tregoni se në cilin objekt do ta shndërronit figurën, duke e argumentuar me shprehësinë e fjalëve. 10. Lexoni tekstin e mëposhtëm. Shkruani në fletore mënyrën gjuhësore me të cilën është arritur emocionaliteti në të. Malka më shumë bisedonte me kalin, sesa me njerëzit dhe më shumë kujdesej për të, sesa për pesë kalamajtë dhe të shoqen. Kur errej krejt, e fuste në ahur, i hidhte në kurriz një rrobë për t’i pirë djersën dhe, duke ia mbushur grazhdin me bar, i thoshte:– U lodhe shumë sot, Kiçooo! Po mos kujto se unë nuk u lodha. Sigurisht, o bukurosh, ti je lodhur më shumë. Prandaj ha, të bëftë mirë! Por, po nuk punuam, me se do t’i ushqejmë ata pesë kalamaj dhe atë të shkretë grua? Tani ngopu, o xhan i Malkës, këputi dhe një gjumë në këmbë, si bën raca jote e bekuar, kurse mua këtu më ke.Po të ishte dimër, ai flinte atje, në grazhd, mbi bar, mbuluar me një jorgan të vjetër e të leckosur. Në verë flinte përjashta. Rrallë i kalonte netët në kasolle, me gruan dhe fëmijët. Më keq se aq, zor se rronte njeriu. (“Buka”, F. Gjata)11. Përballë frazës “Dje kam studiuar tërë ditën kodin”, një marrës që nuk e njeh kontekstin, do të ndihej i çorientuar. Çfarë tregon fjala \kodin penal;kodin rrugor;kodin e Da Vinçit;Gjuhë 79

