Page 82 - Demo
P. 82
kodin sekret të komunikimit;kodin ushtarak;kodin kalorësiak.Ndërtoni një fjali për secilën nga alternativat. Përdorni të dyja llojet e shkrimeve.12. Lexoni me zë të dyja fragmentet: njëri i përket teksti letrar, ndërsa tjetri, tekstit joletrar. Mjekja Rushen Golemi njihet si e para kirurge grua në Shqipëri.E lindur në Durrës më 16 korrik 1935, Rusheni është vajza e Mahmut Golemit, i njohur si prefekt në shumë qytete të Shqipërisë, por edhe si Komandant i Përgjithshëm i Xhandarmërisë.Për Rushenin është realizuar edhe një dokumentar në vitet ‘70-‘80, si kirurgia e parë grua në Shqipëri, ndërsa ka qenë dalluar për aktivitete sportive, sidomos në volejboll dhe atletikë.Rushen Golemi do të ishte ndër të parat studente të degës së mjekësisë.“Nga Durrësi shkuam vetëm dy gjimnazistë. I gjithë fakulteti kishte vetëm 48 studentë, nga të cilët vetëm 8 vajza. Në fund përfunduam shkollën 61, sepse disa studentë u kthyen nga jashtë dhe na u bashkuan rrugës. Pedagogët i kishim thuajse të gjithë nga Rusia, ndërsa shqiptarët ishin asistentë të tyre”,- rrëfente ajo vite më parë në një intervistë për një të përditshme.Ajo iu përkushtua profesionit të mjekes kirurge dhe operacionin e parë e ka kryer në vitin e katërt të fakultetit. Në vitet ’90, ajo u angazhua në politikë, pa harruar në asnjë moment dedikimin e saj në shpëtimin e jetës. Rushen Golemi ishte nëna e tri fëmijëve, e dy binjakeve Inis dhe Iris, si dhe e djalit Konstandin, ndërsa ka 7 nipër e mbesa. U nda nga jeta më 27 shkurt 2018.(“Kush ishte Rushen Golemi, e para mjeke kirurge në Shqipëri”, Publikuar më: 27.02.2018, Portali Durrës Lajm)Të dielave, kur ajo merrej me lulet, mua më dukej sikur operonte. Duke i rregulluar nëpër vazo, na shpjegonte se si lulet merrnin frymë, se si rriteshin e kërkonin shërbim ashtu si dhe njerëzit. Se si donin dashuri! Se donin lule të tjera pranë. Dukej sikur duart e saj, ishin krijuar për to.“Janë si ne njerëzit”, thoshte dhe shpesh mbillte lule të ndryshme në të njëjtën vazo. Ishte krijuese edhe pse mbase këtë gjë nuk ia njihte vetes. Me gërshërë e me doreza veshur duarve, i mungonte veç maska e sallës së operacionit e na mësonte edhe ne të bënim të njëjtën gjë. E bënte aq seriozisht gjithçka dhe pasi përfundonte punën, nisnim të pastronim vendin dhe më pas kontrollonte me kujdes punën tonë. Ishte një siklet më vetë ai kontroll pasi ishte tepër, po tepër kërkuese. Shpesh na thoshte “jo, s’është bërë siç duhet, bëje përsëri,” duke më bërë ta urreja atë moment. E kam urryer për vite atë lloj kërkese aq strikte, por ka kohë që jam bindur, mendoj se pikërisht ajo disiplinë, ishte një nga shtysat e saj për të arritur atë çka donte! (“Rushen Golemi, ky testament shpirti”, Iris. K. Jorgo)a) Krahasoni dy shkrimet. Evidentoni pesë dallime gjuhësore mes tyre. 80 Gjuhë

