Page 83 - Demo
P. 83
123b) Rishkruajeni në fletore tekstin joletrar, duke i ndërruar rendin kronologjik. Lexojeni mes jush. Flisni se çfarë ndodhi me kuptimin e tekstit. c) Duke iu referuar tekstit letrar, shkruani në fletore të dhënat gjuhësore që tregojnë marrëdhënien e autores me nënën e saj. d) Si na ndihmon raporti i afërt i autores së tekstit letrar ta njohim më mirë personazhin që përshkruhet? A mund të arrihet e njëjta gjë përmes tekstit joletrar?e) Duke shfrytëzuar njohjet mbi funksionet e gjuhës në shkrimin letrar dhe joletrar, evidentojini ato në secili prej dy teksteve të mësipërme. f) Pasi të keni lexuar të dyja tekstet, diskutoni në klasë se cili është më interesant dhe ju nxit dëshirën të lexoni më tepër për Rushen Golemin. Pse?13. Lexoni tri tekstet e mëposhtme. Një vransinë si plumbi pushonte mbi qytetin gjithë ditën. Jeta zhvillohej e ngathët, disi xvarrisej. Gjethët e para të vjeshtës këputeshin nga dega, zig-zak e bajshin udhën nëpër ajër e sa përkitëshin tokën si me thanë: qé, këtu asht vendi ynë. Por, aty para muzgut, pa-pritë, fryni një erë e rreptë. U shkrepën xhamat ndër dritore dhe dyert e lagjes mbarë; gjethët si të tërbueme fluturojshin në të gjitha anët, derisa ma në fund u qetsojshin në ndoj qoshe. E n’oborr, mbas shtëpis’ së Selim Mesit, teshat e lame, që gjithë ditën shtrie nuk u terën, tashti filluen të valaviten, të rrahen, të fluturojnë, të shkrahen nëpër tokë bashkë me gjethë.(“Matanë gardhit, asgja e re”, Migjeni)Ç’është Dita e Verës? Është dita në të cilën stërgjyshërit t’anë, kur s’kish lindur edhe krishtërimi, kremtojin bashkë me Romanët dhe me Grekët e Vjeter, perëndit’ e luleve, të shelgjeve, të krojeve. Kur çkrin dimëri, kur qaset Vera buzëqeshur e hollë dhe e gjatë si në piktyrë te Botticelli, zemra e njeriut çgarkohet nga një bare, shijon një qetësi, një lumtësi t’ëmblë. Në këtë gëzim, stërgjyshërit t’anë ndiejin një detyrë t’u falen perëndive që sillnin këto mirësira. Dhe ashtu leu festa hiroshe që quajme Dit’ e Verës.Në pakë ditë, në Shqipëri, besnikët e funtmë të paganismit, besnikë pa dashur dhe pa ditur, do t’rethojnë me verore degët e thanave, të dëllinjave, të dafinave, të gjithë shelgjeve të nderuara. Do t’ këputin degë të gjelbëra dhe do t’i vënë përmbi dyert e shtëpive dhe t’odave.Të mos i lëmë të humbasin këto festa të vjetëra të races s’onë. Nuk i bëjnë dëm njeriu. Sjellin një gëzim të kulluar në shtëpitë. Në një vënt ku jeta e të vegjëlve është aq trishtë, djelmuria dhe vajëzat kanë një rasë të rallë për të dëfryer. Për të mëdhenjtë, Dita e Verës ka një shie poetike të hollë e të rrallë. (“Dita e verës”, F. Konica)E bukura, si kategori estetike, ka vend edhe te shkrimi, veç duhet punë për ta arritur e përvetësuar atë. Të shkruarit nuk është vetëm anë formale, por edhe përmbajtje. Të shkruash do të thotë edhe të formulosh mendime, të organizosh fjali, të shprehësh ide e të transmetosh kulturë e mesazhe. Të lexuarit dhe të shkruarit janë dy procese të lidhura fort mes tyre. Edhe “arti i të shkruarit” nga nxënësit nuk është më pak i rëndësishëm nga arti i “të folurit”, i “të dëgjuarit” e i “të lexuarit”. (Tekst mësimor)Gjuhë 81

