Page 84 - Demo
P. 84
a) Shkruani se cila është marrëdhënia e secilit prej tyre me standardin.b) Shkruani gjashtë fjalë dialektore.c) Shkruani gjashtë forma fjalësh në dialekt.14. Lexoni poezinë e mëposhtme dhe mundohuni ta ktheni në gjuhën standarde. Njat flamur, qi dora e sajëDiejti aq bukur me qindisë,Pse dashtnija e kisht’ molisë;Lidhniu tok: Përherë dashtnijaPër vend t’ uej t’ u jet stolija;Pe, po kje qi, si kjo bi,Rriten vashat në Shqypni,N’vend do të shkojë-o fjala e t’ ParveSe Shqypnia asht e Shqyptarve.Lidhniu tok, si bajshin motitAto bijat e Kastriotit,E broh’ritni n’ gzim e n’ vajë:Rrnoftë Shqypnija e flam’ri i sajë.(“Grueja shqyptare”, V. Prenushi)a) Argumentoni me një ese të shkurtër se çfarë vutë re në përdorimin e gjuhës ndërsa e kthyet poezinë në standard.b) Dëgjoni dy interpretime nga klasa të poezisë së mësipërme, një në gjuhën standarde dhe një ashtu siç e ka shkruar autori. Cili interpretim ju pëlqeu më shumë dhe pse?Sfida e të shkruarit15. Përshkruani në dy tekste me nga të paktën 10 fjali një person të familjes ose rrethit tuaj shoqëror. Në tekstin e parë (joletrar) përmbajuni standardit të gjuhës shqipe. Në tekstin e dytë (letrar) përdorni fjalë krahinore dhe detaje të tjera stilistike për ta portretizuar personin sipas perceptimit tuaj.82 Gjuhë

