Page 85 - Demo
P. 85
Kontributi i Konicës në kritikën letrareArdhja e Konicës në letërsinë shqipe ishte e bujshme. Jo thjesht për 20 vitet e kontributit letrar dhe publicistik, të cilat konsideroheshin pak për epërsinë e famës, por edhe për polemikat që shoqëruan emrin e tij. Pavarësisht kësaj, ai u bë që herët prijës i brezit të shqiptarëve të vitit 1900. I njohur si nismëtar i modernitetit shqiptar, Konica solli një model të ri në kulturën shqiptare. Konica solli një tip të ri humanizmi, i cili nuk kishte asgjë të përbashkët me mallin apo frymën lëvduese mitike. Mendimi i Konicës përmbysi, ndërtoi dhe kundërshtoi. Ai pranoi se nuk ka zhvillim kulturor, pa u zhveshur kultura e deritanishme nga ndikimet e prapambetura, të cilat i quajti aziatike. Në këtë këndvështrim, Konica solli një frymë perëndimore, prandaj shpesh dialogu i tij me realitetin shqiptar është një diskutim me nota debati dhe mospranimi. Debati i Konicës së arsimuar në Perëndim, është debat me letërsinë shqiptare, produktin e së cilës ai e sheh brenda kontekstit të kulturës dhe botës shqiptare. Në këtë fazë, kur Konica vjen në letrat shqipe, lexuesi shqiptar është ende një lexues gjysmanalfabet dhe që ka nevojë të theksuar për zgjim. Në këtë ndeshje të vështirë, Konica zgjedh rrugën më të drejtë: gjykon rreptë fenomenet shqiptare nëpërmjet kritikës dhe shkrimeve letrare, ndërsa përkthen dhe i jep botës vlerat më të zgjedhura nga letërsia, artet, etnografia dhe historia e Shqipërisë. “Albania” (1897-1909), revista e tij e famshme, ndoshta edhe kryevepra e tij, botoi autorët e brezit të tij. Ajo u bë e njohur ndër shqiptarë, por u bë edhe më e njohur ndër të huaj, duke ofruar problematika tipike shqiptare. Tema qendrore e publicistikës së Konicës në revistën “Albania” do të jetë tema atdhetare, problemet e Lëvizjes Kombëtare, fati i Shqipërisë, rrugët për çlirimin kombëtar etj. Nga ana tjetër, ai do t’i kushtojë vëmendje të posaçme ndriçimit të historisë së popullit shqiptar, zbulimit dhe propagandimit të vlerave të tij etnokulturore, e veçanërisht krijimit të një gjuhe letrare shqipe. Pas shpalljes së Pavarësisë, publicistika e Konicës, botuar në gazetën “Dielli”, do të merret me çështje të mprehta të kohës, që lidheshin me aspiratat dhe përpjekjet për krijimin e një shteti modern shqiptar, me luftën kundër Letërsi Faik KonicaLindi në Konicë, më 5 mars 1875, në një familje të vjetër feudale. Mësimet e para i mori në vendlindje në gjuhën turke, arabe dhe greke. Më vonë hyri në liceun perandorak francez të Stambollit dhe më pas kreu shkollën e mesme në Francë. Ndoqi studimet për filozofi në Dizhon dhe Paris. Fitoi disa konkurse, duke u nderuar me çmime për aftësitë e tij intelektuale jo të zakonshme. Më 1912-n u diplomua në letërsi në Universitetin e Harvardit, në SHBA. Që i ri, Konica e lidhi jetën me veprën e tij dhe me lëvizjen kombëtare shqiptare. Letërsi 83

