Page 86 - Demo
P. 86
S T U D I M T E K S T I prapambetjes ekonomiko-sociale, me stigmatizimin e mendësive dhe praktikave të vjetra e anakronike etj. Ai ishte për një shoqëri shqiptare të emancipuar dhe kërkonte që Shqipëria, si pjesë e Europës, të mendonte e të punonte nën shembullin e saj. Publicistika e Konicës shquhet jo vetëm për problematikën e pasur, por edhe për nivelin mjeshtëror të vlerësimit stilistik e kritik të prurjeve në këtë fushë. Konica e ktheu këtë formë të shkruari në një zhanër të mirëfilltë artistik në gjuhën shqipe. Ajo karakterizohet nga patosi atdhetar dhe nga shqetësimi qytetar, siç dallohet edhe për forcën e argumentimit dhe aftësitë e shquara shprehëse. Tipari kryesor i saj është fryma satirike, fryma stigmatizuese dhe mohuese ndaj prapambetjes, ndaj injorancës e së keqes. Leximi i teksteve kritike të Konicës, vështruar në lidhjet e brendshme mes tyre, nxjerr në shesh karakterin njerëzor dhe krijues të tij. Ato dallohen nga morali kritik, veti kjo e domosdoshme për shkrimet kritike. Në shkrimin “Letërsia shqiptare”, Konica shënjon cilësitë themelore të stilit të tij: saktësi në shprehje, mendime të prera, kulturë të mirë kombëtare e më gjerë, dhe subjektivitetit i ndjeshëm në shkrime. Konica shprehet skeptik në lidhje me letërsinë e vjetër shqipe dhe e lidh këtë vlerësim me historinë e popullit tonë dhe mungesën e autorëve të mëdhenj për shkak të kushteve specifike shqiptare. Kredon e tij kritike, Konica e shfaq te “Kohëtore e letrave shqipe”, që ishte menduar si hyrje në kronikën letrare të revistës “Albania”. Idetë themelore të kritikës së Konicës janë moderne, por vlera e tyre matet brenda sistemit të letrave shqipe. Teoria kritike e Konicës synon: një kritikë në lidhje me veprat letrare; gjykim të vlerës së teksteve shqipe; kritikë të mbështetur në disa rregulla që lindin nga natyra e gjërave; trajtim të atdhetarisë dhe letërsisë si dy gjëra të ndryshme; metodë përqasjeje subjektive; trajtimin e kritikës si një vepër letrare; trajtimin e lirizmit pa lidhje të drejtpërdrejtë me kritikën; rritjen e letërsisë. Verifikoni njohuritë1. Si mendoni, a ka ndikuar formimi jashtë atdheut në mënyrën e qasjes së Konicës ndaj letërsisë dhe kulturës shqipe në shkrimet e veta?2. Në ç’raport ndodhet pohimi dhe kundërshtimi në veprat e Konicës? A ishte risi kjo për letrat shqipe? në të dyja rastetnë të dyja rastetnë të dyja rastet3. Si ishte gjendja e arsimit në kohën kur erdhi Konica në letrat shqipe?4. Si u pozicionua ai në lidhje me lexuesin shqiptar? Po me lexuesin e huaj?5. Cilat ishin cilësitë themelore të stilit të Konicës?Ushtroni mendimin kritikBota intelektuale e Konicës është bota e kulturës njerëzore, e historisë dhe e filozofisë, e letërsisë dhe e arteve, e shkencës dhe e psikologjisë së njeriut. Pasi të keni lexuar disa nga shkrimet e tij, shkruani një ese përshkruese, ku të përshkruani përfitimet e kulturës shqiptare nga shkrimet kulturore të Konicës. 84 Letërsi

