Page 87 - Demo
P. 87


                                    LetërsiProza poetikeProza në pendën e Konicës shfaqet e fuqishme si në formën e prozave të shkurtra, të cilat i quan skica, ashtu edhe në prozën poetike. Këto të fundit janë të kufizuara në numër, por të një niveli të lartë artistik. Ardhur si risi në letërsinë tonë, Konica do të shfaqej i suksesshëm me botimet e këtij zhanri në faqet e gazetës “Albania”, duke botuar njëra pas tjetrës prozat poetike: “Në liqen”, “Anës liqenit”, “Bora”. Ndonëse me tematikë të kufizuar, ato paraqitnin gjendjen shpirtërore të intelektualit patriot, shqetësimet dhe vizionin e tij rreth botës shqiptare. Mbasandej, pak nga pak manushaqet shfletohen. Hijet bëhen të dendura, më të zeza. Njëri pas tjetrit, yjtë çpojnë qiellin, e pikojnë dritë. Nata u afrua. Nata erdhi (“Anës liqenit”).Nga ana e formës, këto proza të shkurtra qëndrojnë ndërmjet vargut të lirë dhe prozës së ritmuar. Me to, Konica shfaqi edhe një herë vlerat e gjuhës shqipe, bukurinë dhe delikatesën e saj në prozë. Detajet e gjetura dhe shkallëzimi i arsyetuar i mendimit u japin këtyre prozave reliev artistik. Fletë të thata kanë rënë, nga lista e rreth-e-rrotullma, mbi liqen, edhe duken si njolla ari në një pasqyrë të vjetër (“Në liqen”).Animizimi i natyrës, perceptimi figurativ i peizazhit dhe evokimi i jetës njerëzore janë bërë nga këndvështrime origjinale, me një gjuhë simetrike, të thjeshtë e të qartë shqipe. Me Konicën, lëvrimi i prozës poetike shënon fillimin e prozës moderne shqiptare, siç e cilëson edhe Fan Noli: “krijues i prozës moderne shqipe” dhe “mjeshtri më i skalitur i prozës”.Prapa qelqeve të dritores, po shikonj. Ngadalë, ngadalë, si kur ka frikë të ndegjohet, bora fluturon flokë-flokë e shtrohet mbi dhe. Bie kudo, e duket se kërkon të ndreqë e të zbukuronjë: Dy çupa të vockëla shkojnë, e, në leshërat e arta të tyre, të lëshuara mbi shpatullat, bora shkruan trëndafile të ergjenda. Djelmtë qeshin, hidhen, lozin, e lëftojnë me topa. Zoqtë vërtiten rreth e rrotull prakeve: ciu, ciu, një thrimë buke! Si në verë, gjithë bota janë veshur në të bardha“Bora”Rëndësia e prozës së shkurtërVajza shqiptareSKICATMe skicat letrare të Konicës kemi parasysh ato shkrime që nuk janë të gjitha skica me kuptimin e mirëfilltë, por edhe përralla, siç i quan vetë, edhe rrëfenja. Të para në tërësi nga pikëpamja tematike, zor se mund të gjesh tek ato një emërues të përbashkët. Brendia e tyre të fut në botën legjendare të përrallave (“E bija e mbretit dhe trëndafilit” apo “I urti i malit”), siç evokon ndonjë episod nga epoka e Skënderbeut (“Mrika”), apo ngjarje të jetës së shqiptarit në ushtrinë turke (“Në dritë të hënës”), ndonjë shqetësim të lëvizjes kombëtare (“Ai që është gati të vdesë përShqipërinë”), për të ardhur në kohë më të reja, kur përvijon tipa regresivë të shoqërisë shqiptare (“Çipi i palaçove”). Përralla e Konicës ruan frymën e llojit, është e shkurtër, me domethënie të qartë dhe elemente patriotike. Falë aftësisë krijuese, ndjenjës së hollë, sensit të masës dhe muzikës së gjuhës, ka krijuar kryevepër në llojin e vet. Figura tradicionale e vajzës së mbretit tek “E bija e mbretit dhe trëndafilit” jepet aq e brishtë dhe e këndshme, mishëron në një trajtë Letërsi 85
                                
   81   82   83   84   85   86   87   88   89   90   91