Page 88 - Demo
P. 88
Verifikoni njohuritë1. Cilat ishin risitë që solli Konica në drejtim të prozës së shkurtër?2. A ishte e gjerë tematika e tyre?3. Çfarë paraqesin prozat e shkurtra të Konicës?4. Pse u vlerësuan nga kritika si prozë poetike? Cilat ishin karakteristikat e tyre të stilit?5. Ku dallojnë skicat e Konicës nga përrallat dhe rrëfenjat?6. Tregoni disa karakteristika të portretit letrar, llojit kritik që Konica e solli për herë të parë në letrat shqipe. Ushtroni mendimin kritik7. Ndahuni në grupe. Lexoni të grupuar kritikën e Konicës. Në tekstet që do të zgjidhni, analizoni shfaqjen e karakteristikave të kritikës së shkrimtarit. 8. Bëni një krahasim mes mendimit kritik të viteve ‘30 dhe mendimit kritik të Konicës. Analizoni modernitetin e Konicës në këtë qasje. Vendosni në dosjen e nxënësit punimet tuaja. S T U D I M T E K S T I krejt origjinale idenë e përjetshme që gëzimi, hidhërimi, lotët e gazi janë pjesë e pandarë e jetës së njeriut. Fryma patriotike gjen shprehjen në një bazë të pasur emocionale te rrëfenja “Mrika”. Është fjala për vdekjen e lumtur të një vajze shqiptare, që me trimërinë e gjakun e saj, shpëton jetën e Skënderbeut. Ndjenja e fuqishme e atdhedashurisë dhe notat e një poezie humane janë ato që e kanë gatuar këtë rrëfenjë që të mbetet në mendje. Sikurse atmosfera e shqetësimeve të lëvizjes kombëtare është sjellë në mënyrë origjinale te skica “Ai që është gati të vdesë për Shqipërinë”. E ndërtuar kryesisht në trajtë dialogu, aty del mjaft i qartë tipi i demagogut, i njeriut pasiv ndaj fatit të atdheut, i atij që merret me fjalë dhe sofizma. Portreti letrarNjë tjetër kapitull të prozës së Konicës e përbën edhe portreti letrar, të cilin gjithashtu e inauguron penda e tij në letërsinë shqipe. Edhe pse portretizohen personalitete historike dhe figura e tyre ndërtohet mbi fakte reale, ato kanë ind letrar dhe vlera artistike. Dëshmitari, duke ruajtur sensin e masës, kthehet në krijues dhe krijuesi në dëshmitar. Merita e Konicës qëndron në aftësinë për të vendosur raporte të drejta funksionale mes psikologut, mendimtarit dhe piktorit. Këtë e bën duke gërshetuar mbresat dhe detajet autentike me linjat e buta dhe delikate, duke krijuar hapësira ku gjejnë vend atdhedashuria, humanizmi dhe adhurimi. Në galerinë e portreteve koniciane do të përmendim De Radën, Abdyl Frashërin, Naim Frashërin, Ali Pashë Tepelenën, Bajram Currin, At Shtjefën Gjeçovin, figura të cilat i ka rrethuar me atmosferë dashurie. 86 Letërsi

