Page 89 - Demo
P. 89


                                    I dashur mik, në e bëfsh gazetën me fleta të mëdha; shqiptarët do të thonë që s’fshihet dot lehtë; në e bëfsh me fleta të vogëla, do të thonë se s’është gazetë, por libër. Në e shtypsh me letra të holla, do të thonë se s’këndohen edhe prishin sytë; në e shtypësh me letra të trasha, do të thonë se je “hamall” e kërkon të mbushësh vend. Në shkrofsh toskërisht, do të thonë se s’është gazetë për gjithë shqiptarët; në shkrofsh gegnisht prap ashtu, në shkrofsh në gjuhë të përzier me të dyja, gjysëm gegnisht, gjysëm toskërisht, do të thonë se është “çervish”.Në mos shkrofsh për politikë, do të thonë se s’është koha të punojmë për letratyrë, kur vendi ndodhet në rrezik; në shkrofsh për politikë, do të thonë se prishë punë duke egërsuar qeverinë. Në folsh butë për Turqinë, je i paguar prej Stambollit; në shkrofsh rreptë kundër Turqisë, kërkon të të jap Sulltani të holla që ta pushosh gazetën. Në mos gjefsh të holla që ta mbash gazetën, do të thonë se s’je i zoti, me qenë aq njerëz duan zgjimin e kombit shqiptar; në gjefsh të holla, je intrigant a i shitur. Në folç për plot çlirimin e Shqipërisë, do të thotë je djall e kërkon gjëra që duheshin gatitur në qind vjet më parë; në folç për nevojën të përpiqemi ta shpëtojmë gjuhën dhe kombësinë, duke vënë vendin nën hijen e një Fuqisë së Madhe, s’qënke shqiptar i vërtetë.Shtator 1901ILUSTRIM LETRARF. KonicaI dashur mikNga teksti te kuptimi1. Cili është referenti në këtë fragment dhe me çfarë toni i drejtohet atij Konica?2. Me kë e përball referentin autori?3. Cili është fenomeni që vendos në qendër të kritikës së tij Konica?4. Sipas autorit, shpirti kritizer i shqiptarit është i mbështetur dhe i argumentuar, apo i pabazë dhe sipërfaqësor? 5. Çfarë vlere merr fjalia kushtore në këtë tekst?Nga teksti tek analiza e ndërtimit6. Fragmenti nis me grupin “I dashur mik”, nisje karakteristike për formatin e letrës. Argumentoni me të dhëna nga teksti dallimet mes dy ligjërimeve: atij konfidencial të hyrjes dhe atij kritik të tekstit. 7. Në leximin e parë (të kuptuarit), teksti funksionon si një paragraf i vetëm, por në leximin e dytë (deshifrimi dhe strukturimi), dallohen qartë dy paragrafët. Argumentoni dallimin mes tyre. S T U D I M T E K S T I 1Letërsi 87
                                
   83   84   85   86   87   88   89   90   91   92   93