Page 9 - Demo
P. 9
Gjuhë PËRDORIMI I GJUHËS NË FUNKSIONE STILISTIKE Stilet funksionale të gjuhës IÇdo gjuhë e gjallë ka një fond bazë elementesh dhe strukturash gjuhësore, të cilat janë në zhvillim të vazhdueshëm. Ato janë pjesë e njohjes mbi botën për çdo përdorues të gjuhës. Përdoruesi e shfrytëzon këtë fond për të realizuar komunikimin. Në varësi të situatës së komunikimit (vendi ku zhvillohet, marrësi të cilit i drejtohet, qëllimi që do të arrihet, formimi i marrësit dhe i dhënësit, origjina e tyre, shtresa sociale dhe intelektuale së cilës i përkasin etj.) ky fond bazë dhe elementet e tij, shfaqen në mënyrë të larmishme nëpërmjet atyre që quhen variacione gjuhësore (Kini parasysh p.sh. si flisni në klasë dhe si flisni në shtëpi për të njëjtën çështje.).Variacionet që ndërtohen mbi bazën e elementeve dhe strukturave që ngërthejnë sfera të caktuara të jetës, të tilla si: shkenca, jurisprudenca, administrata, shkolla, media etj. janë quajtur stile funksionale. Këtu hyn edhe stili i letërsisë artistike, i cili prodhohet dhe i përket një përdoruesi të vetëm.Stili i veprimtarisë shkencore e teknikeSfera: Stili i veprimtarisë shkencore e teknike lidhet me transmetimin e njohjes dhe të dijes nga fusha të ndryshme të shkencës dhe teknikës, si ajo e shkencave shoqërore, e shkencave natyrore, e teknikës, e teknologjisë etj. Këto dije përcillen nëpërmjet një niveli të lartë abstragimi të gjuhës.Funksioni: Kumtimi është funksioni kryesor i këtij lloj stili. Nëpërmjet këtij funksioni realizohet përshkrimi i koncepteve dhe fenomeneve shkencore (në librat shkollorë, artikuj e monografi përshkruese etj.), parashtrimi dhe debati i tezave dhe kundërtezave (artikuj e monografi që parashtrojnë teza/kundërteza etj.), hartohen manuale udhëzuese (ato të teknikës) etj.Leksiku: I gjithë teksti ndërtohet mbi bazën e fushës leksikore në të cilën përfshihet çështja që diskutohet (emri, si klasë fjalësh bën pjesë në fushën kuptimore të morfologjisë dhe kjo e fundit, në atë të gjuhësisë). Këto fusha leksikore përfshijnë terminologji të përcaktuara saktësisht, si dhe formula e formulime në trajtën e përkufizimeve, aksiomave etj. (emër i përgjithshëm/i përveçëm; emri përmbledhës emërton tërësi frymorësh, vetash dhe shprehet me formën e numrit njëjës.).Ndërtimi: Fjalitë ndërtohen mbi bazën e një linje logjike arsyetimi (Ndarja e parë tek emrat bëhet mbi bazën e kriterit kuptimor. Në bazë të këtij kriteri, emrat i kemi...). Ato mund të përshkruajnë një fenomen ose të argumentojnë një çështje të caktuar (emri me tiparet e tij si klasë fjalësh nga pikëpamja e trajtave gramatikore). Rimarrjet ndodhin për efekt të argumentimit të një teze ose mohimit të saj (Emri i trajtuar nga pikëpamja e Në varësi të sferës së përdorimit dhe funksionit të këtyre lloj teksteve, stilet funksionale klasifikohen në:- stili i veprimtarisë shkencore e teknike; - stili i veprimtarisë juridiko-administrative;- stili i veprimtarisë shoqërore e politike;- stili i veprimtarisë letrare artistike.Gjuhë 7

