Page 90 - Demo
P. 90
28. Fjalia që përdor autori i përket llojit të nënrenditur kushtor. Cilat karakteristika të fjalisë së nënrenditur kushtore lidhen me qëllimin e kritikës së autorit? Si i ka realizuar ato në thënie?9. Struktura e ndërtimit të tekstit ka në themel kundërvënien. Marrëdhënia pohim/mohim ka në fokus një dukuri për çdo thënie. Identifikoni secilën nga dukuritë që merr në trajtim Konica. Nga teksti te shumëkuptimësia e fjalës10. Kritika është shkruar në dialektin toskë. Vërejmë disa karakteristika shumë interesante. Lidhëzat e kushtores në, nëse pranëvendosen me foljet në dëshirore, p.sh. shtypsh. Pse është bërë kjo?11. Identifikoni lidhje të tjera të këtij tipi në tekst. Këto lloj lidhjesh a e rrisin edhe më shumë tonin ironizues të ligjërimit? Pse? 12. Argumentojeni me funksionin e lidhëzës dhe kuptimin e foljes në dëshirore, në gjuhën shqipe.13. Teksti ka në përmbajtje fjalë turke. Identifikojini ato dhe analizoni shprehësinë që fitojnë në këto përdorime të reja. 14. Realizoni një hartë semantike që të argumentojë frymën patriotike të kritikës së Konicës në këtë tekst.Nga teksti te përdorimi 15. Në tekst, për të argumentuar karakterin e paqëndrueshëm të shqiptarit, Konica rendit disa antonimi kontekstuale. Identifikoni tri prej tyre dhe argumentoni se përse në këtë fragment shfaqen si të tilla. 16. Cilat teknika të shkrimit mediatik shfaqen në këtë fragment? 17. Tregoni mekanizmin se si i ka ndërthurur autori ato. Nga teksti te të shkruarit18. Bëni një kërkim në shkrimet e kohës për veprën e Konicës. Argumentoni më pas me shkrim se pse ky tekst reflekton polemikën e Konicës me bashkëkohësit e tij. Ati ynë që je në qiell, jepna fuqinë të mbajmë gojën mbyllur, kur s’kemi gjë për të thënë. Falna durimin të thellojmë një punë, përpara se të shkruajmë mbi të! Frymëzona me një ndjenjë të mprehtë të drejtësisë që të flasim jo vetëm me paanësi, por dhe të sillemi ashtu! Shpëtona nga grackat e gramatikës, nga shtrembërimet e gjuhës dhe nga lajthimet e shtypit. Ashtu qoftë!Lutje 88 Letërsi

