Page 91 - Demo
P. 91


                                    S T U D I M T E K S T I Nga teksti te kuptimi1. Kërkesën e tij universale, Konica e ndërton në formën e një lutjeje. Ai përdor formën biblike të lutjes, por e ndryshon atë në përmbajtje. Cilat janë kërkesat që i drejtohen Zotit? A ka përmbajtje biblike lutja? 2. Për këtë lutje, shkrimtari kërkon ndërhyrjen e një fuqie madhore siç është Zoti. Duke u nisur nga kuptimi universal dhe filozofik i fuqisë së Perëndisë, argumentoni ironinë therëse të Konicës, duke identifikuar objektin e kësaj ironie. 3. Shprehja frazeologjike “mbaje gojën mbyllur”, zgjerohet me grupin “kur s`kemi asgjë për të thënë”. Cilët janë ata që duhet të heshtin? 4. Çfarë rreziqesh sjell fjalosja e tyre?5. Ndonëse në formën e një lutjeje, shkrimtari trajton në të vërtetë një nevojë, domosdoshmëri reflektimi. Identifikoni këto nevoja, duke u nisur nga rreziqet që sjell mosrespektimi i tyre. Nga teksti tek analiza e ndërtimit6. Teksti është ndërtuar me intonacion lutës në dukje, nën të cilin fle një ironi therëse. Një mënyrë tjetër leximi, më e hollësishme, duke mënjanuar ironinë, mund të na shfaqë disa këshilla. Identifikoni dhe shkruani këto këshilla.Nga teksti te shumëkuptimësia e fjalës7. Fjalitë nisin me folje në urdhërore + trajtë e shkurtër e përbërë: jep+na, fal+na, frymëzo+na, shpëto+na. Ky sintetizim, a e rrit vlerën përgjithësuese semantike të foljes? Pse?8. Përfshirja e trajtës së shkurtër në mënyrë sintetike brenda foljes është karakteristikë e dialektit toskë. Duke pasur këtë fokus, krahasoni gjuhën e këtij teksti me tekstin e mësipërm. 9. Si qëndrojnë ato me njëra-tjetrën? Mbështetni krahasimin tuaj në:leksik;elemente fonetike;drejtshkrim.Nga teksti te përdorimi10. Në këtë fragment kemi ndërthurje të ligjërimit mediatik me ligjërimin letrar. Evidentoni tri të dhëna të gjuhës mediatike dhe tri të dhëna të gjuhës letrare. Nga teksti te të shkruarit11. Duke ruajtur formatin e lutjes që përdor Konica, ndërtoni një lutje të përafërt, por me problematikat që ju shqetësojnë këto kohë.Letërsi 89
                                
   85   86   87   88   89   90   91   92   93   94   95