Page 92 - Demo
P. 92


                                    Konteksti i veprësFizionomia e Konicës prozator del e plotë dhe me veçoritë e saj individuale në prozën e gjatë. Një nga veprat e tij më me vlerë për mesazhet që bart është “Katër përralla nga Zullulandi”, e konceptuar si një cikël tregimesh nga të cilat vetëm njëri u botua në gazetën “Dielli” (1922). Tregimi mban titullin “Një ambasadë e Zulluve në Paris”. Ai trajton një temë origjinale, me një subjekt disi të veçantë, në plan kryesisht satirik. Ngjarjet dhe personazhet e çojnë lexuesin shqiptar në Afrikë, por problemet dhe shqetësimet, mesazhi që rreh të japë autori nuk janë të huaja për të. Është fjala për zullutë, njerëzit e Zullulandit, një popull i prapambetur e i shtypur, i mashtruar nga kolonizatorët e huaj, por me kulturë origjinale e plot energji. Bijtë e tij më të mirë aspirojnë për një jetë të lirë, për një shtet të pavarur. Por rruga drejt lirisë së vërtetë nuk është aq e lehtë, veçanërisht për një popull afrikan, që ende nuk e ka fituar ndërgjegjen kombëtare dhe i mungon përvoja e luftës politike. Konica i paraqet zullutë më shumë si turmë, sesa si popull i ndërgjegjësuar dhe, mbi këtë bazë, ngrihen ngjarjet e tregimit. Ata janë në kërkim të rrugës së lirisë, në kërkim të udhëheqësit që do t’u prijë dhe kjo përbën boshtin e veprës. Kontrasti i personazheve Dy janë udhëheqësit e mundshëm që ka nxjerrë lëvizja spontane e zulluve: Deninulla Sepia dhe Plugu. I pari është një aventurier i paskrupullt, mashtrues e demagog, njeri i fjalëve boshe dhe i reklamave, përfaqësues i interesave të ngushta të tribuve. I dyti, atdhetar i flaktë, bir besnik i popullit të tij, udhëheqës idealist, njeri i ditur e plot virtyte. Sepia bën lojën e interesave të huaja, është i zhveshur nga çdo ndjenjë krenarie e dinjiteti kombëtar dhe lufton për një lëvizje të ngushtë tribale, e cila e mban popullin në skllavëri. Plugu është udhëheqësi që pa zhurmë e pa bujë, me një mençuri të heshtur, synon të krijojë lëvizjen e vërtetë kombëtare në Zulluland. T’i kthejë zullutë nga një turmë e përgjakur në një komb me dinjitet dhe Zullulandin në një vend të bashkuar, të lirë, të qytetëruar e me nder. Vetë emri Plug i heroit të tregimit është kuptimplotë, përderisa kërkon e përpiqet të plugojë mendjen e popullit, ta zgjojë e ta drejtojë atë në një rrugë të mbarë. Por njerëzit e vendit të tij nuk e kuptojnë, nuk e besojnë, madje e shajnë dhe e kërcënojnë, janë gati  ANALIZË E VEPRËSNjë ambasadë e Zulluve në ParisLes Bryant Plugu90 Letërsi
                                
   86   87   88   89   90   91   92   93   94   95   96