Page 93 - Demo
P. 93
ta ndëshkojnë. Autori vë në dukje dramën e këtij idealisti të pastër dhe besnikërinë e tij ndaj interesave të atdheut. Skenat masive, debatet në kuvendet e krerëve, manifestimet plot zhurmë e bujë të turmave, theksojnë pozitën dhe gjendjen e rëndë të Plugut. Analiza psiko-sociale e rolit të turmësSi njohës i historisë së popujve dhe psikologjisë së njerëzve, Konica ka kapur me mprehtësi dhe e ka kthyer në objekt trajtimi artistik një dukuri historiko-sociale: ekzistencën e turmës si një masë e pavetëdijshme, e zhveshur nga aspirata kombëtare, e pushtuar nga instinkte shkatërruese. Një masë e tillë në jetën e popujve të pazhvilluar, siç paraqiten zullutë, bëhet lehtë pre dhe viktimë e demagogëve dhe sharlatanëve politikë si Sepia, që i shfrytëzon për qëllime të mbrapshta. Turma e ndërsyer përshkruhet nga shkrimtari nëpërmjet situatave tragji-komike, që arrijnë kulmin kur Plugu tregon të vërtetën dhe masa ngrihet kundër tij. Tregimi mbyllet me një mendim skeptik, kur Plugu pohon i dëshpëruar: “Desha të lëroj shkëmbin”. Dhe prej këtij çasti, ai braktis atdheun dhe merr rrugën e mërgimit. Në vetmi, në ritmin e hapit të vet për të mundur shkretinë e tij shpirtërore, frikën, ai thur këngë dyvargëshe, tetërrokëshe, me rimë të puthur, me përmbajtje shpotitëse, therëse, madje kur i mungojnë fjalët dhe vargjet, vazhdon me rimat:bandi, dandi, kandi, randirroft’ e qoftë Zullulandi!Atëherë, për ironi të fatit, turma mahnitet, këndon edhe ajo, mrekullohet dhe nis t’i lutet Plugut që të kthehet. I lutet që t’i këndojë këngë të tilla dhe të mos ia lodhë mendjen me fjalime e kritika të kota. Vargjet e rëndomta dhe pakuptim janë ato që i përshtaten nivelit të dijeve dhe inteligjencës së turmës: e marta kur u mbarua, e mërkura u fillua, kafsha që ka katër këmbë, padyshim s’ka dy pëllëmbë. Ç’është më e bukur në jetë:thikë, plumb apo shigjetë?Ç’gjë m’e paqme o tru plaku:djersët, morrat apo gjaku?Këto fjalë therëse, që kanë një informacion të thjeshtë, turma i kap me tru a me frymë dhe i këndon, duke gjetur në to nivelin dhe identitetin e vet të të menduarit. Në këtë paradoks, duket satira e rrëfimtarit, ideja e tij e fshehur del sheshit nëpërmjet nëntekstit autorial dhe përmbysjeve që sjell tregimi. Analogjia dhe mesazhi i veprësNëse përdorim procesin e të lexuarit të thelluar, ai na çon te mesazhi i veprës: të punohet për ta ngritur popullin, për ta ndërgjegjësuar, për ta pluguar mendjen dhe vetëdijen e tij, në mënyrë që të dallojë të vërtetën nga gënjeshtra, të mirën nga e keqja. Në këtë vështrim, rol të veçantë i jepet punës, si faktor zhvillimi dhe emancipimi në jetën e njeriut dhe të shoqërisë. “Katër përralla nga Zullulandi” është një nga kryeveprat e letërsisë shqipe, për sa i përket stilit të fejtonit dhe satirës ndaj jetës politike të kohës. Falë mjeshtërisë narrative dhe ndjenjës së masës, autori arrin të krijojë atmosferën e jetës politike, të zbulojë mekanizmin e luftës që zhvillohet, të japë patosin e saj, veçanërisht të vizatojë me penelata të sigurta figurat e udhëheqësve të turmës. Nga ana tjetër, të derdhë humorin e tij të hidhur, të Letërsi 91

