Page 94 - Demo
P. 94
S T U D I M T E K S T I stigmatizojë të keqen me satirë dhe sarkazëm, të rrëfejë e të përshkruajë me një gjuhë të shkathët, karakterizuese e lakonike. Në përfundim, lexuesi i merr të gjitha përgjigjet për pyetjet: Ç’janë këta tetërrokësha?Ç’janë këto vargje të pëlqyeshme, por pa kurrfarë kuptimi?Ç’është ky popull (zullutë) që s’është komb?Ç’është ky “protagonist i fshehtë i një drame të errët”, që rrëfimtari ia thotë vetes në fund të romanit?Pse nuk lërohet shkëmbi?Duke i lënë pa përgjigje këto pyetje, rrëfimtari e bën satirën shumë të hidhur. Kjo satirë reflekton edhe kultin elitar prej aristokrati, që rrëfimtari e shfaq kudo në publicistikën e tij. Verifikoni njohuritë1. Si lidhet titulli i veprës me kontekstin shqiptar të kohës kur Konica e shkroi atë?2. Kontrasti i personazheve kryesore shfaqet edhe në emrat e tyre. Tregoni simbolikën semantike të emrave. A e reflektojnë ata këtë kontrast? 3. Në ç’raport ndodhen personazhet kryesore me popullin e Zullulandit?4. Si e përshkruan autori turmën? Po vetë cilësimi i emrit turmë, a përmban një domethënie specifike?5. Turmës i pëlqejnë vargjet e pakuptimta. Çfarë tregon kjo për formimin e popullit të Zullulandit? Po për perspektivën e tij?Ushtroni mendimin kritik6. Satira e cila përbën bërthamën e nëntekstit të veprës zbërthen nivele të reja nivele leximi. Cilat të dhëna nxirrni ju nga kjo vepër, nëse e shihni atë si lexues i shekullit të XXI?7. Si mendoni lidhur me ndjenjat atdhetare në këtë vepër? Si e gjykoni vlerësimin e Konicës për këtë gjë?8. Ideja e rrënimit të individit i cili ka ëndërruar të bëhet prijës, nis e zvogëlohet dhe ndryshon. A është ky një fakt që ndodh edhe sot? A ndikon kultura e një populli te lideri i tij?9. Vepra ka një mungesë reference kohore. Ajo mund të shtrihet në çdo kohë. A përbën ky detaj një alarm për popujt? Argumentoni mendimin tuaj. 10. Bëni një analizë krahasuese mes asaj që Konica e thotë në mënyrë të drejtpërdrejtë për popullin e Zullulandit, me atë që vjen si nënshtresë kuptimore e lidhur me kritikën ndaj popullit shqiptar. Në analizën tuaj mbështetuni në: alegorinë e përdorur nga Konica;kontekstet sociale të dy popujve;kuptimet e shumëfishta të fjalëve.92 Letërsi

