Page 95 - Demo
P. 95
Më në fund iu afruan një lumi dhe këtu marathona u ndez më tepër. Vraponin të gjithë si të marrë ngjat lumit. Fanatikët hidheshin si leopard dhe tigra, – kur namëta! U duk ura për së largu. Plugu hodhi menjëherë nga pas perëndinë prej dushku, dhe, siç kish bërë hesap, një minutë më vonë që të gjashtë mijë zullutë qëndruan që ta mbledhin, të shohin mos qe plagosur dhe t’i bëjnë një lutje të shkurtër, Plugu shkeli mbi urë dhe, menjëherë, vërtiti pas Perëndinë prej borige. Kapërceu më anë tjetër dhe me forcat e tij të shumësuara nga rreziku, “urën”, e cila s’ish veç një shelg vigan, i shtënë pa gdhendur, anë e mb’anë e luajti dhe e hodhi në lumë, ujërat e të cilit e muarnë me shpejtim tatëpjetë. Dhe pa humbur kohë, Plugu nisi të rendë nga ana tjetër e lumit, se një mal që ngrihej drejt porsi një mur prej shkëmbi, e shtrëngonte që të vazhdojë gjatë zallit. Turma, e habitur dhe e dëshpëruar, humbi përsëri pak kohë me perëndinë e dytë; pastaj nisi prapë maratonën, me qëllim që të arrinte në një va më sipër, dhe atje të kapërcente lumin. Maratona tani, në vënd që të ishte në një vijë, ish në dy vija paralele me lumin në mes. Po turma s’ish më aq e tërbuar: se të dy perënditë i gjeti të thyer shumë pak, vetëm në kokë, vend i cili në Zulluland s’ka ndonjë rëndësi; po në vithe e në bark, që për zullutë janë vendet më fisnike të trupit, Perënditë nuk ishin plagosur aspak: turma këtë e mori si shenjë që Perënditë nuk ishin zemëruar kundër Plugut. Ashtu zullutë ishin pak si më të zbutur, po prapë maratona vente përpara. Plugu, i lehtësuar nga kërcunjtë, e ndiente veten e tij më të fortë; dhe ca për të qeshur, ca për të tallur, ca për të rimuar çapin e tij, nisi të hedhë në erë, me zë të plotë, një vjershë në stil të pëlqyer të Zullulandit.Ajo vajzë e huaj,që u lind pas nëntë muaj.Sikur t’ish lindur pas shtatëndofta s’do t’ish aq e gjatë.Sikur t’ish lindur pas tetëmund që s’ish në këtë jetë:E ëma e kish dështuarILUSTRIM LETRARF. KonicaKatër përralla nga ZullulandiËshtë momenti kur zullutë e kanë bërë zgjedhjen e tyre. Ata jo vetëm kanë zgjedhur për prijës Sepian, i cili është një politikan aventurier e mashtrues, por dëbojnë edhe Plugun, njeriun e mençur e të heshtur, i cili synon t’u tregojë zulluve udhën e së vërtetës. Tashmë, turma i është vënë pas me një vrap të marrë. Është kaq e acaruar sa gati po e vret; Plugu rend për t’i shpëtuar asaj, krejt i dërrmuar shpirtërisht. Ai mban në dorë dy figura perëndish, një prej borige e një prej dushku. Ai i hedh ato në mënyrë që të shmangë turmën në këtë rendje çmendurake, duke besuar se këto figurina do t’i trembin njerëzit.Letërsi 93

