Page 96 - Demo
P. 96


                                    dhe prifti e kish mbuluar!Pa po meqë është e gjallë,pa dyshim në varr s’e kallë.E marta kur u mbaruae mërkura u fillua.Ti, njeri do robërinë?Ahere s’dashke lirinë.Jo po deshe ligësinë,nuk e dashke mirësinë.Dy e dy a bëjnë katër,druri digjet mu në vatër.Misëri rritet në arë,S’mbin gjësendi kur s’ka farë.Një breshëri duartrokitjesh nga zalli tjatër, i provoi Plugut që ‘vjershat’ e bukura kishin qenë edhe dëgjuar, edhe pëlqyer nga zullutë. Mbyti një të qeshur në grykë dhe vazhdoi kështu: O njeri të qofsha falë,S’është gjarpër, s’është ngjalë.Kafsha që ka katër këmbë,pa dyshim s’ka dy pëllëmbë. Ç’është më e bukur në jetë:Thikë, plum apo shigjetë?Ç’gjëm’ e paqme, o tru plaku:djersët, morrat apo gjaku?Ahere kur bën të ngrohtë,trupi nuk ndien të ftohtë.Këmb’ e bufit është thyerkukuvajka a lëngjyer.Sillni darën, shpejt o trima!Shkula gozhdën, mbeti vrima.A do qumësht, apo dhallë?Gomarica vjen vërdallë.Rroftë e qoftë Zullulandi!Dhe meqë s’gjente shpejt një vjershë t’ujdiste, shtoi pa humbur kohë:Bandi, dandi, andi, randi!Nata kish nisur të zbresë përmi tokë. Një qetësi e plotë mbulonte erën e kulluar. Kur u mbarua vjersha, plasi një entuziasëm pa kufi në mes të zulluve. Kishin arritur në va, po Pazari shkodrës 190494 Letërsi
                                
   90   91   92   93   94   95   96   97   98   99   100