Page 97 - Demo
P. 97


                                    S T U D I M T E K S T I në vend që ta kapërcejnë, nisnë të heqin një valle ritmike, duke përpjekur duart e duke kënduar me një zë vjershat e perëndishme.Gomarica vjen vërdallë:A do qumësht, apo dhallë?Bandi, dandi, andi, randi!Rroft’ e qoftë Zullulandi!Ah vjershëtor! (brotnë njëqind zëra), pse s’na the më parë vjersha aq të mira? Pse na mundoje me gjëra që s’na pëlqejnë? Eja, kthehu, mos ik, të gjitha janë të falura e të ndjera: vetëm të na bësh dhe të tjera vjersha të mbaruara si këtë këngë që dëgjuam, dhe do të të nderojmë tej mase. Ku ta dijim ne se qenkëshe një vjershëtor aq i madh? Faj s’të kemi, Plug, ke faj ti që na shfaqe vetëm ligësitë tënde dhe mbajte të fshehura madhësitë që të falnë Boriga dhe Dushku. Eja, se tani të kuptojmë dhe të duam! Nja dhjetë veta nga miqtë e Plugut, hyjtin në va dhe daullnë m’anë tjatër. Po nata tani ish e thellë; dhe Plugu, i fshehur në një shpellë, s’luante. ...Plugu mbeti ndonjë orë i dalldisur me trupin dhe mendjen të lodhur. Tërë jeta e tij e shkuar iu shfaq përpara, posi një film ëndrre dhe ankthi: shpresat, mundimet, luftët, plagët, duallnë njëra pas tjatrës: miqtë e nxehtë dhe të vakët dhe të rënët: armiqtë seriozë dhe armiqtë qesharakë dhe bufonë që shtijnë jargë bashkë me pallavrat: gratë e mira dhe gratë e këqija: çupat engjëllore dhe çupat nepërka: dhe politikanët dhe intrigantët e bardhë, të gjithë armiq të zulluve dhe, kur jo armiq, pa dyshim përbuzës të fshehtë, me mendimin e pashfaqur që një zullu është një zullu, jo një njeri si të tjerët: “Jeta ime, – psherëtijti, – është një faliment”. Dhe doli nga shpella si një hije e vetvetes... “Jeta ime, – tha përsëri, – është një faliment, një falurë. Asnjë nga qëllimet që kam pasur nuk e kam arritur. Kam parë të vërtetohet vetëm arrakatura e ca ëndrrave të mia. Desha një Zulluland të qytetëruar dhe të lirë, si një çap të parë për një Afrikë të lidhur në një federatë të madhe, një Afrikë të shkulur nga thonjtë e të huajve, të përparuar dhe të nderuar si një fuqi e madhe. Dhe ç’shoh përpara syve?” Këtu qeshi, pastaj vazhdoi: “Ndofta fajin e kam patur vetë, – se desha të bëj të pamundurën: desha të lëroj shkëmbin. Afërmendsh, në vend që të shpoj gurin, thyejta dhëmbët dhe m’u bë mirë. Dhe tani, ç’të bëj dhe ku të vete?”Nga teksti te kuptimi1. Teksti ndërtohet duke vënë përballë mendësinë e turmës, së cilës i mungon arsimimi, vetëdija shpirtërore dhe ndjesia e së ardhmes (Ku po shkojmë?), me misionarin punëtor e të mençur, i cili e di ku duhet të shkojë populli, por dështon në udhëheqjen e tij. Gjeni të dhënat që japin informacion për turmën dhe përshkruajeni atë.2. Identifikoni të dhëna nga teksti nëpërmjet të cilave të ndërtoni, sipas perspektivës suaj, portretin fizik e moral të misionarit. Letërsi 95
                                
   91   92   93   94   95   96   97   98   99   100   101