Page 98 - Demo
P. 98


                                    3. Në përballjen mes turmës dhe misionarit, sipas fabulës së romanit, fiton turma dhe misionari dorëzohet. Raportet e turmës me misionarin janë raportet midis dy të vërtetave:- të vërtetës që besohet nga të gjithë (nënkupto turma);- të vërtetës së zhvillimit?4. Gjeni elemente ku të provohet se misionari hoqi dorë nga përpjekja, por jo nga e vërteta. Si e shprehin vargjet dëshpërimin e misionarit? Si e shpreh misionari dështimin e misionit të vet? Po narratori si e shpreh dëshpërimin e misionarit?Nga teksti tek analiza e ndërtimit5. Fragmenti mund të shihet i ndërtuar në bazë të dy imazheve të kundërta: imazhi i vrapimit dhe imazhi i shpellës. Analizoni simbolikën midis vrapimit, si një rendje për të shkuar diku, dhe shpellës si simbol jo i arritjes, por i dështimit, i fshehjes. 6. Vjershat janë me cilësi të dobët estetike, simbol i naivitetit dhe i retorikës së prapambetur të disa politikanëve të kohës. Në fund të rendjes së tij, Plugu vendos t’i japë turmës atë që ajo priste. Me cilat mjete stilistike këto vargje shprehin dështimin e misionarit?7. Sipas mendimit tuaj, bandi, dandi, andi, randi i referohet:- nivelit të prapambetur të njerëzve analfabetë me komunikim bazik;- talljes me retorikën e zhurmshme dhe boshe të politikanëve?8. Tonaliteti i rrëfimit luhatet në të gjithë prozën. Argumentoni me shembuj nga teksti se si ky tonalitet shpreh: - ritmin e vrapimit;- dëshpërim;- sarkazëm. 9. Në fragment shohim dy fjalime të misionarit. I pari, i ndërtuar në formën e një kënge drejtuar turmës dhe i dyti, në formën e një reflektimi drejtuar vetes. Tregoni me shembuj nga teksti se ku takohen dy tekstet që përmendëm. Nga teksti te shumëkuptimësia e fjalës10. Fabula mund të lexohet në bazë të formulave të teksteve të shenjta (Moisiu dhe populli; Muhameti dhe populli; Krishti dhe hebrenjtë; perënditë pagane; lumi Matatona). Nga ana tjetër, Plugu, misionari, mendohet të jetë një alter-ego e Faik Konicës. Lidheni këtë interpretim me ngarkesën simbolike që mban emri i misionarit. A ju ndihmon publicistika e Konicës për të mbështetur ngjashmërinë e Plugut me të?11. Ndërtoni dy fusha leksikore: në njërën vendosni fjalët që krijojnë lidhje semantike me vrapin dhe në tjetrën, fjalët që lidhen me shpellën. Krahasojini ato. Analizoni kundërvënien që krijojnë kuptimet e tyre kontekstuale.12. Fraza: “një mal që ngrihej porsi një mur prej shkëmbi, e shtrëngonte që të vazhdojë gjatë zallit, folja shtrëngonte”, ka fituar kuptim të shumëfishtë. Argumentojeni atë duke pasur parasysh:- pozitën e Plugut;- marrëdhënien e tij me turmën;- rrezikun që e kërcënon atë. 13. Në përshkrimin e mënyrës se si i pret vjershat turma, Konica përdor satirën therëse. Këtë e dëshmojnë pasthirrmat dhe pyetjet retorike. Identifikojini dhe analizojini ato. Nga ana tjetër, 96 Letërsi
                                
   92   93   94   95   96   97   98   99   100   101   102