Page 99 - Demo
P. 99
rrëfimtari nëpërmjet metaforës mbyti një të qeshur në grykë, kërkon të pohojë vetëdijen e misionarit. Analizojeni metaforën në perspektivën e rrëfimtarit. 14. Në grupet perëndi prej dushku dhe perëndi prej borige, analizoni vlerën që merr përdorimi i rrjedhores. Lidheni këtë përdorim me:- satirën e fortë të rrëfyesit;- zhvleftësimin që merr miti mbi perënditë;- nivelin kulturor të turmës. Nga teksti te përdorimi15. Në pjesën më të madhe, teksti është ndërtuar në vetën e tretë, pra flet rrëfimtari. Në pjesë të caktuara kalohet në një lojë dialogu midis turmës dhe misionarit. Kthehuni në tekst dhe veçoni këto pjesë. Si e realizon gjuhësisht dialogun autori? Tregoni se çfarë efekti të krijon ky procedim. 16. Në frazën: “...ke faj ti që na shfaqe vetëm ligësinë tënde dhe mbajte të fshehura madhësitë që të falnë Boriga dhe Dushku”, shfaqet figura e metonimisë boriga dhe dushku. Figura e metonimisë ndërtohet mbi marrëdhënien e afrisë. Në kulturat fetare, a njëjtësohet miti i perëndisë me objekte tokësore (drurët pyjorë, në këtë kontekst)? Argumentoni vlerën që merr ky përdorim në gjuhën e turmës. A përshtatet kjo me të vështruarit e turmës si një individ i vetëm? 17. Pse autori e fillon frazën me lidhëz: Dhe doli nga shpella si një hije e vetvetes... Pse e mbyll atë me retiçencë? 18. Lexoni metaforën lëroj shkëmbin dhe konsultoni në fjalorët e gjuhës shqipe kuptimin e foljes lëroj. Ç`të thotë për vetëdijen e misionarit pranëvënia e kuptimit të foljes lëroj me objektin e shkëmbit? 19. Të njëjtin kërkim bëjeni për foljen plugoj dhe emrin e përgjithshëm plug. Çfarë analogjie krijon në kuptimin kontekstual të fragmentit kjo familje fjalësh? Nga teksti te reflektimi20. Kthehuni në paragrafin e parë dhe reflektoni mbi grupin “Perëndinë prej borige”. Cila është arsyeja që autori e përdor përcaktorin? A lidhet kjo me vërtetësinë e besimit të zulluve? 21. Analizoni vlerësimin që i bën autori statusit moral dhe patriotik të zulluve. Cilat janë referencat për këtë vlerësim? 22. Teksa flet për zullutë, qëllimi i autorit ka qenë t’i krahasojë ata me shqiptarët dhe të ngacmojë ndërgjegjen e tyre kombëtare. Si e gjykoni ju krahasimin mbi besimin?23. Duke folur për zullutë dhe duke nënkuptuar shqiptarët, autori përdor me shumë sukses alegorinë. Mendoni se detajet që përdor autori janë domethënëse për të treguar nevojën e popullit shqiptar për ndryshim?24. A mund ta përmblidhni me një fjali të vetme mesazhin që Konica kërkon t’u japë bashkatdhetarëve të tij nëpërmjet këtij fragmenti? Po nëpërmjet gjithë veprës? Nga teksti te të shkruaritA është aktuale kjo satirë? Shkruani mendimin tuaj në një ese, e cila të fillojë me frazën:“Pas studimeve në vendet perëndimore, ai u kthye në Shqipëri...”Letërsi 97

