Page 123 - Demo
P. 123
1214. PIKA DHE DREJTËZA NË PLANIN KOORDINATIV1 Jepet trekëndëshi me kulme A(2; –1), B(0; 5) dhe C(–4; 3).a) Të gjenden koordinatat e mesit M të segmentit BC. (2 pikë)b) Të gjendet ekuacioni i brinjës BC. (3 pikë)c) Të gjendet gjatësia e brinjës BC. (2 pikë)d) Të gjendet largesa e pikës A nga brinja BC. (3 pikë)e) Të gjendet syprina e trekëndëshit ABC. (2 pikë)2 Jepet drejtëza d1 me ekuacion 2x – 2y + 5 = 0.a) Të gjendet koeficienti këndor dhe ordinata në origjinë e kësaj drejtëze. (2 pikë)b) Të gjendet këndi që kjo drejtëz formon me boshtin e abshisave. (2 pikë)c) Të gjenden pikat e prerjes së kësaj drejtëze me boshtet koordinative. (2 pikë)d) Të gjendet ekuacioni i drejtëzës d2, që kalon nga origjina e koordinatave dhe është paralele me drejtëzën d1. (2 pikë)e) Të gjendet ekuacioni i drejtëzës d3 që kalon nga pika (1; 2) dhe është pingule me drejtëzën d1. (2 pikë)f) Të gjendet pikëprerja e drejtëzave d2 dhe d3. (2 pikë)3 Qendra e simetrisë së katrorit ndodhet në pikën M(–1; 0) dhe ekuacioni i njërës brinjë të tij është x + 3y – 5 = 0. Gjeni ekuacionet e tri brinjëve të tjera të katrorit. (3 pikë)4 Cila është pika e drejtëzës y = x më afër me pikën (6; 2) ? (3 pikë)

