Page 168 - Demo
P. 168
166MATEMATIKA 12DERIVATETKREU7Rezultati i të nxënit të temësGjatë këtij kreu, nxënësi/ja:• paraqet konceptin e derivatit (tangjentja, shpejtësia, norma e ndryshimit);• përkufizon konceptin e derivatit të funksionit, derivatin nga ana e majtë dhe nga e djathta; derivatin e funksionit të anasjellë, derivatin e rendit të dytë për funksionin e përbërë, derivatet e rendeve të larta dhe gjen derivatet e rendit të lartë për funksione të ndryshme;• zbaton përkufizimin e derivatit për të njehsuar derivatin e disa funksioneve elementare;• lidh vazhdueshmërinë e funksionit me derivatin e tij;• interpreton kuptimin gjeometrik dhe kinematik të derivatit të funksionit;• identifikon rregullat bazë të derivatit - formulat për derivatin (derivati i konstantës, derivati i shumës, ndryshimit, prodhimit dhe herësit të funksioneve zinxhirorë);• njehson derivatin e disa funksioneve elementare;• zbaton rregullat e derivatit për njehsimin e derivatit të funksionit, e derivatit të disa funksioneve të anasjelltë (inverse), e derivatit të funksionit të përbërë;• zbaton derivatin e funksionit në shqyrtimin dhe paraqitjen grafike të tij.

