Page 203 - Demo
P. 203
8. VIJAT E GRADËS SË DYTË. RRETHI DHE ELIPSI201VIJAT E GRADËS SË DYTË. RRETHI DHE ELIPSIKREU8Rezultati i të nxënit të temësGjatë këtij kreu, nxënësi/ja:• përkufizon vijat e shkallës së dytë (rrethi dhe elipsi, si pasojë e prerjeve të sipërfaqeve konike), elementet bazike të vijave të shkallës së dytë (vatrat, boshtet, ekscentritetin, drejtuesen, asimptotën);• interpreton vijat e shkallës së dytë si vend gjeometrik i pikave në rrafsh;• identifikon ekuacionin e rrethit dhe elipsit përmes koncepteve bazë të prerjeve konike;• shqyrton pozitën reciproke ndërmjet vijave të shkallës së dytë dhe një drejtëze;• njehson ekuacionin e tangjentes së vijës së shkallës së dytë në një pikë të saj, ekuacionin e tangjentes së vijës së shkallës së dytë nga një pikë jashtë saj;• interpreton në formën gjeometrike zgjidhjet e sistemeve të barazimeve jolineare me pozitën reciproke të vijave të shkallës së dytë dhe drejtëzës, pozitën reciproke të vijave të gradës së dytë në trajtë analitike dhe gjeometrike;• paraqet ekuacionin e tangjentes dhe normales së vijave të gradës së dytë në rrafsh;• zbaton vijat e shkallë së dytë në zgjidhjen e problemeve të ndryshme.

