Page 260 - Demo
P. 260
258MATEMATIKA 12HIPERBOLA DHE PARABOLAKREU10Rezultati i të nxënit të temësGjatë këtij kreu, nxënësi/ja:• përkufizon vijat e shkallës së dytë (hiperbola dhe parabola si pasojë e prerjeve të sipërfaqeve konike); • interpreton vijat e shkallës së dytë si vend gjeometrik i pikave në rrafsh;• përkufizon elementet bazike të vijave të shkallës së dytë (vatrat, boshtet, ekscentritetin, drejtuesen, asimptotën);• identifikon ekuacionin e hiperbolës dhe parabolës përmes koncepteve bazë e prerjeve konike;• shqyrton pozitën reciproke ndërmjet vijave të shkallës së dytë dhe një drejtëze;• njehson ekuacionin e tangjentes së vijës së shkallës së dytë në një pikë të saj dhe nga një pikë jashtë saj;• interpreton në formën gjeometrike zgjidhjet e sistemeve të barazimeve jolineare me pozitën reciproke të vijave të shkallës së dytë dhe drejtëzës;• interpreton pozitën reciproke të vijave të gradës së dytë në trajtë analitike dhe gjeometrike;• paraqet ekuacionin e tangjentes dhe normales së vijave të gradës së dytë në rrafsh;• zbaton vijat e shkallë së dytë në zgjidhjen e problemeve të ndryshme;• përdor gjuhën matematike dhe teknologjinë për të marrë dhe për të dhënë informacione për rezultatet e temës.

