Page 286 - Demo
P. 286
284MATEMATIKA 12NJEHSIMI INTEGRALKREU11Rezultati i të nxënit të temësGjatë këtij kreu, nxënësi/ja:• përkufizon integralin e pacaktuar të funksionit;• përvetëson vetitë e integralit të pacaktuar (pa vërtetim), integralet tabelore;• zbaton integralet tabelore për zgjidhjen e integraleve të funksioneve elementare;• përvetëson metodat themelore të integrimit dhe zgjidh integrale të funksioneve të ndryshme;• përvetëson metodën e integrimit me pjesë dhe zgjidh integralet;• përvetëson metodat themelore të integrimit dhe zgjidh integrale të funksioneve racionale dhe trigonometrike;• përkufizon integralin e caktuar si limit të shumave integrale;• dallon vetitë themelore të integralit të caktuar (formula përdoret pa vërtetim);• zbaton formulën e Njuton–Lajbnicit për njehsimin e integralit të caktuar (pa vërtetim);• zbaton integralin e caktuar për njehsimin e syprinave të sipërfaqeve të rrafshëta, gjatësisë së harkut të lakores, vëllimin dhe syprinën e sipërfaqes së trupave rrotullues.

