Page 5 - Demo
P. 5


                                    Rreth këtij tekstiKy tekst është hartuar veçanërisht për nxënësit e vitit të fundit të shkollës së mesme, profili natyror. Ai është në përputhje të plotë me programin e Matematikës së klasës së dymbëdhjetë natyror. Teksti është përgatitur nga një grup autorësh dhe mësuesish me shumë përvojë, si dhe është i pajisur me ushtrime, shpjegime e me materiale shtesë, që ndihmojnë në përthithjen sa më të mirë të lëndës. Në të janë trajtuar kryesisht koncepte të përgjithshme matematikore, si: numri, funksioni, njehsimi integral dhe algjebra; forma, hapësira, matjet dhe gjeometria analitike; statistika dhe probabiliteti. Disa nga pyetjet, ushtrimet dhe veprimtaritë në tekst përforcojnë zgjidhjen problemore, duke praktikuar kompetencat matematikore.Rubrikat e libritÇdo mësim përbëhet nga tri rubrika:“A. Kërkoni dhe zbuloni”: çdo njësi mësimore fillon me një situatë problemore. Kërkimet dhe arsyetimet e nxënësve në lidhje me këtë situatë, do t’i nxisin ata të zbulojnë bazat e njohurive matematikore, për të cilat do të mësojnë gjatë orës së mësimit. “B. Vrojtoni dhe mësoni”: kjo rubrikë përmban shpjegime teorike dhe shembuj, që shpalosin konceptet dhe njohuritë matematikore të njësisë mësimore.“Përkufizime”: në këtë rubrikë theksohen njohuri shumë të rëndësishme, të cilat duhen mbajtur mend, për të formuar shprehi dhe shkathtësi të qëndrueshme.“Teorema”: në këtë rubrikë theksohen njohuri teorike shumë të rëndësishme, të cilat ju aftësojnë në të kuptuarit e koncepteve matematikore dhe ju shërbejnë për të zgjidhur situata problemore. Vërtetimi i një teoreme matematikore është një argument logjik që është në përputhje me rregullat e një sistemi deduktiv.“Shembull”: shembujt e zgjidhur japin zgjidhje model, të shoqëruara me komentet përkatëse. Ato ndihmojnë nxënësit të kuptojnë konceptet teorike dhe të zgjidhin situata të ndryshme problemore.“C. Ushtrohuni duke zbatuar”: zgjidhja e ushtrimeve dhe problemave të kësaj rubrike kërkon zbatimin e njohurive teorike, të paraqitura në rubrikën B.“Ushtrime”: në këtë rubrikë gjenden ushtrime dhe problema, të cilat ndihmojnë në përforcimin e shprehive dhe të shkathtësive.“Vlerësim”: kjo njësi, që gjendet në fund të çdo teme, ka për qëllim të ndihmojë nxënësit të testojnë dhe të vetëvlerësojnë njohuritë që kanë marrë gjatë temës. 3
                                
   1   2   3   4   5   6   7   8   9   10