Page 91 - Demo
P. 91
4. PIKA DHE DREJTËZA NË PLANIN KOORDINATIV89PIKA DHE DREJTËZA NË PLANIN KOORDINATIVKREU4Rezultati i të nxënit të temësGjatë këtij kreu, nxënësi/ja:• përvetëson konceptet bazë për pikën dhe drejtëzën;• njehson distancën ndërmjet dy pikave në boshtin numerik në rrafsh dhe distancën e pikës nga drejtëza;• interpreton në formë gjeometrike dhe analitike pikën simetrike të pikës së dhënë në sistemin koordinativ (në simetri ndaj boshteve, ndaj drejtëzës të çfarëdo forme), pikën simetrike ndaj drejtëzës;• ndan një segment në raport të dhënë;• njehson koordinatat e mesit të një segmenti të dhënë, koordinatat e ortoqendrës së trekëndëshit;• njehson syprinën e sipërfaqes së trekëndëshit nëse dihen koordinatat e kulmeve të tij, syprinën e sipërfaqes së shumëkëndëshave të çfarëdoshëm nëse dihen koordinatat e kulmeve të tij;• përcakton pozitën e drejtëzave në formë gjeometrike dhe analitike, format e ndryshme të ekuacionit të drejtëzës në rrafsh;• dallon format e ndryshme të ekuacionit të drejtëzës në rrafsh dhe ekuacionin e drejtëzës në rrafsh nga një trajtë në një trajtë tjetër;• paraqet grafikisht ekuacionin e drejtëzës së dhënë në cilëndo formë të tij;• arsyeton në mënyrë analitike dhe interpreton në trajtë gjeometrike pozitën e dy drejtëzave në rrafsh;• përcakton pozitën në mes të drejtëzës dhe boshteve të sistemit koordinativ;• gjen ekuacionin e drejtëzës që kalon nëpër dy pika të dhëna në rrafsh;• njehson këndin ndërmjet dy drejtëzave.

