Page 39 - Demo
P. 39
Fusha e lojës ndahet në dy pjesë. Gjysma e fushës është toka, gjysma tjetër “deti”. Dy lojtarë janë “peshkatarë” dhe qëndrojnë në tokë, ndërsa lojtarët e tjerë janë “peshq” dhe qëndrojnë në det. Kur mësuesi thotë “peshkatarët”, këta kapen për dore dhe vrapojnë drejt “detit”. Pa i lëshuar duart, ata përpiqen të kapin peshqit. Peshqit e kapur i çojnë në tokë. Loja përfundon kur në “det” mbeten vetëm dy peshq.Dy peshqit e mbetur bëhen “peshkatarë” dhe loja fillon nga e para. 3.20 Loja “Peshkatarët”Peshkatarët!37

