Page 44 - Demo
P. 44
Ngjyroseni shishen e ujit sipas dëshirës. VeprimtariLOJËRAT LËVIZORE DHE 4 RËNDËSIA E PUSHIMIT AKTIV 4.1 Higjiena dhe aktiviteti fizik në shkollëKur kryejmë veprimtari fizike në shkollë, ne përdorim mjete sportive dhe ushtrohemi në ambient të përbashkët. Për këtë arsye, higjiena vetjake dhe ajo kolektive kanë shumë rëndësi. Ajrosja e ambientit ku ushtrohemi dhe mbajtja pastër e tij, na ndihmojnë të kemi shëndet të mirë. Në orën e Edukimit fizik, vishemi me rroba të përshtatshme. Ato janë gjithmonë të pastra. Pas lojës, lajmë duart dhe i fshijmë me peshqir personal. Edhe shishet e ujit i kemi personale. Në këtë mënyrë, mbrojmë trupin nga mikrobet.42

