Page 70 - Demo
P. 70
Veprimtari Emërtoni dy veprime që ju rritin të shëndetshëm.5.6 Mendje e shëndoshë, në trup të shëndoshë Ushqimi i pasur me vitamina dhe aktiviteti fizik na bëjnë mirë jo vetëm për trupin, por edhe për mendjen. Kështu, ne rritemi të lumtur dhe arrijmë rezultate më të mira në mësime. Nëse hamë ushqime jo të shëndetshme, do të ndihemi të lodhur dhe të papërqendruar. Qëndrimi i gjatë para televizorit na dëmton sytë. Ushqimet e shëndetshme dhe lojërat në ajër të pastër na ndihmojnë të rritemi të shëndetshëm dhe të lumtur. Kështu do të kemi mendje të shëndoshë në trup të shëndoshë.68

