Page 85 - Demo
P. 85
Fjalorthiaktivitet fizik veprimtari që lidhet me trupin e njeriut.alergji sëmundje që shfaqet me rritjen ose me uljen e theksuar të ndjeshmërisë së organizmit, kur në të hyjnë lëndë të huaja.argëtohem kënaqem me diçka.barna lëndë të përgatitura posaçërisht për mjekimin apo parandalimin e një sëmundjeje.basketboll lojë me top mes dy skuadrave, gjatë së cilës lojtarët përpiqen ta hedhin topin me dorë në koshin e kundërshtarit.emocione përjetime ose ndjesi të tilla si gëzimi, zemërimi, turpi, frika etj.energji aftësi për të bërë një punë të caktuar.futboll lojë me top mes dy skuadrave, gjatë së cilës lojtarët përpiqen ta futin topin në portën e kundërshtarit, duke e gjuajtur me këmbë ose me kokë.garë ndeshje ndërmjet skuadrave ose lojtarëve, ku bëhen të gjitha përpjekjet për të fituar vendin e parë. gjimnastikë përfshin ushtrimet që bëhen për të zhvilluar shkathtësitë fizike dhe për të pasur trup të shëndetshëm. hendboll lojë e ngjashme me futbollin, por që luhet duke e hedhur topin me dorë.higjienë tërësia e rregullave dhe masave praktike që i shërbejnë ruajtjes së shëndetit.i/e shkathët i/e shpejtë në veprimet që bën.pediatër mjek për fëmijët.pozicion mënyra si mbajmë trupin kur bëjmë lëvizje të ndryshme. riciklim objektet që i kemi përdorur më parë, mund të përpunohen dhe të kthehen në objekte të tjera. rrezik gjendje ose situatë, në të cilën dikujt mund t’i ndodhë një dëm i madh.ushqime bimoreushqime që i sigurojmë prej bimëve.ushqime shtazoreushqime që i sigurojmë prej kafshëve.

