Page 78 - Demo
P. 78


                                    FJALORIbalet - arti i valleve me figura, që luhen në skenë nga disa veta.daulle - vegël muzikore në trajtën e një cilindri të zbrazët, që i ka të dyja anët të mbuluara me lëkurë të nderë dhe që i bien me shkop, me thupër a me duar.diksion - mënyra e shqiptimit të fjalëve, të rrokjeve e të tingujve kur flasim, kur këndojmë ose kur recitojmë.duet - vepra muzikore këndohet nga dy këngëtarë.film - shfaqje që regjistrohet në një shirit të tillë dhe jepet në ekran; vepër kinematografike; shirit me pamje të ndryshme, që përdoret për të konkretizuar mësimin etj.flaut - vegël frymore në trajtën e një fyelli e me katërmbëdhjetë vrima.frymëmarrje - procesi i marrjes dhe i nxjerrjes së frymës gjatë këndimit.fyell - vegël muzikore si gyp i hollë e i gjatë, prej druri a prej metali dhe me disa vrima, së cilës i bien duke i fryrë me gojë.gajde - instrument popullor, të cilit i biem duke i fryrë me gojë.himn - këngë solemne që i kushtohet atdheut dhe mbahet si simbol i njësisë së kombit e të shtetit; këngë që një klasë a një grup shoqëror e ka si simbolin e vet; p.sh.: himni kombëtar, himni shtetëror.institucion - organizëm shtetëror a shoqëror, që e zhvillon veprimtarinë e vet në një fushë të caktuar të ekonomisë, të shkencës, të arsimit, të kulturës, të jetës shoqërore, politike etj.instrument muzikor - vegël e krijuar a e përshtatur për të lëshuar tinguj muzikorë.instrumentist - personi që luan në një vegël muzikore.këngë - vjershë që këndohet sipas një melodie dhe që është një njësi muzikoro-letrare.këngëtar - personi që këndon.kitarë - vegël muzikore si violinë e gjerë, me gjashtë tela, së cilës i bihet duke i kapur paksa telat me mollëzat e gishtërinjve.kompozitor - personi që krijon vepra muzikore, ai që kompozon. kor - vepra muzikore këndohet njëkohësisht nga shumë këngëtarë.
                                
   72   73   74   75   76   77   78   79   80   81   82