Page 79 - Demo
P. 79


                                    koreografi - mjeshtëria për të vënë në skenë kërcimin; lëvizjet që kryen valltari ose balerini.lahutë - instrument popullor që përbëhet nga një kasë prej druri.lodër (daulle) - instrument popullor me goditje.pozicion këndimi - qëndrimi i trupit drejt.qyp - instrument popullor me goditje.ritëm - lëvizja e rregullt dhe zgjatja e tingujve, që bëhet në përputhje me njësitë e caktuara të kohës.shkopinj - instrument muzikor i perkusionit.solo - vepra muzikore këndohet nga një këngëtar/e.temp - term që përdoret në muzikë dhe tregon se sa ngadalë ose shpejt do të luhet ose këndohet melodia.theks muzikor - rritja e forcës në një notë të caktuar të melodisë ose shenjë e posaçme që përdoret për ta treguar këtë notë.tingull - zë i hollë e i kumbueshëm, që përftohet nga dridhja e valëve të ajrit a e një mjedisi tjetër kur godasim diçka (një send prej metali, prej xhami etj.) dhe që dëgjohet me vesh a me aparate të tjera.trekëndësh (triangolo) - instrument muzikor i perkusionit.valle - varg lëvizjesh të caktuara të trupit e të gjymtyrëve, që bën një njeri zakonisht i zënë dorë për dore me të tjerë e duke kërcyer rreth e përqark sipas ritmit të muzikës shoqëruese; lloj kërcimi, gjatë të cilit bëhen lëvizje të rregullta të trupit e të gjymtyrëve dhe krijohen figura të ndryshme.violinë - vegël muzikore me katër tela, së cilës i bihet me hark duke e mbështetur në sup, nën mjekër.violonçel - vegël muzikore me katër tela, në trajtën e një violine të madhe, së cilës i bihet me hark, duke e mbështetur në tokë.zile - instrument muzikor i perkusionit.
                                
   73   74   75   76   77   78   79   80   81   82   83